Anxhela Bakiasi / Refleksion: Ja çdo të thotë të gjesh veten dhe të jesh pjesë e një libri të vendlindjes

Anxhela Bakiasi / Refleksion: Ja çdo të thotë të gjesh veten dhe të jesh pjesë e një libri të vendlindjes

 

Të jesh pjesë e historisë së vendit të origjinës është një nder që nuk përshkruhet me fjalë.

 

Ky libër është një thesar që ruan kujtimet, rrënjët dhe kontributin e brezave që ndërtuan identitetin dhe shpirtin e komunitetit të zonës.

 

 

Të shohësh emrin tënd aty mes figurave më të përkushtuara dhe intelektuale të krahinës është një ndjesi që mbush zemrën me mirënjohje, përulësi e përgjegjësi.

 

 

Ka një emocion të veçantë kur sheh rrënjët e tua të shkruara në një libër historie. Jo thjesht si emra, por si dëshmi të një trashëgimie që udhëton ndër breza.

 

 

Në librin “Kapinova e Kollit të Sipërm – Histori, Kulturë, Traditë (1715–2000)” nga Pasho Çela, është përfshirë stërgjyshi im, babai im… dhe unë.

 

 

Tre breza. Tre histori të ndryshme, të lidhura përmes të njëjtës tokë dhe të njëjtit gjak.

 

Si vajzë, si grua, ndjej një peshë dhe një krenari të veçantë që përfaqësoj këtë vijë trashëgimie, që zakonisht është lënë në hije.

 

 

Por ne kemi qenë aty gjithmonë. Në heshtje, në punë, në kujtesë. Dhe tani, edhe në histori të shkruar.

 

 

Faleminderit nga zemra Pasho Çela për këtë vepër të vyer, që s’është vetëm për të kaluarën,  por për atë që bartim me vete, dhe për atë që lëmë pas.