Dervish Iljazi i Tomorrit

Dervish Iljazi i Tomorrit

 

-Tekst kënge me rastin e 150-vjetorit të lindjes –

 

 

Viktor Bakillari

 

 

Vërzhezhë, data nëntëmbëdhjetë,

Vjesht’ e parë ’875,

Lindi çiraku që s’shuhet kurrë,

Iljaz Skrapari, burrë mbi burrë.

 

Në kohë të mbrapshta ishte trim,

Ndërtonte, bekonte, ngjallte besim,

Devizën përhapi në mëmëdhe…

“Pa atdhe, nuk ka fe!”

 

Ndërtoi rrugë, ura dhe puse,

Kudo në Skrapar e nëpër Jug,

Në Tomorr ngriti teqenë,

Që njerëz pret e përcjell.

 

Në këtë mal qylafbardhë,

Përreth tij blerim i rrallë,

Teqeja e tij si fanar

Pret gjithë njerëzit, anembanë.

 

Emri i tij në këngë jehon,

“Nder i Kombit” me defter,

Teqeja e tij në Tomorr,

Pa dallim feje pret e përcjell.