
Maksim Musabelliu rikonstrukton me fondet e veta private lapidarin e Kulmakut
Doktori stomatolog, një nga personalitet e njohura të Skraparit, jo vetëm për profesionalizmin e tij, por edhe për një një cilësi tjetër, që rrallë e ndesh tani, ndjeshmërinë filantropike dhe njerëzore, këto ditë me kontributin e tij financiar, ka rionstruktuar lapidarin e Kulmakut, një nga simbolet historike që përjetëson ngjarjen më të rëndësishme të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare në Skrapar, formimin e Çetës Plakë të Skraparit.
Ky është një veprim dhe gjest i radhës bamirësie i tij, pasi edhe më herët ai, heshtur dhe pa bujë, u është ndodhur pranë njerëzve në nevojë, dhe veçanërisht njerëzve të kulturës dhe të artit me sponsorizime, siç i quan ai “modeste”.
Si ishte dhe…si u bë
“Nuk e shikoja dot në atë gjendje, – shprehet Maksi për lapidarian e Kulmakut, – kur këtu vijnë shumë njerëz dhe gjithçka rretherrotull ndrin, ndërsa ai atje si jetim, i mpakur e i rrëgjuar nga koha nxinte.
Por kisha edhe arsye të tjera që më shqetësonin në ndërgjegje sa herë që kaloja këtu.
Ai është krenaria e fshatit tonë, Ujanikut, ku janë emrat e pesë kushërinjve tanë, mes tyre i komandantit Mestan Ujanikut dhe babait tim, Qemalit”.
Lapidari i rikonstruktuar