“Festa e Rakisë” është një ditë tradicionale, ku mes haresë dhe gëzimit demonstrohet bollëku vjeshtor, demonstrohen rrënjët e kulturës së jetesës të trashëguara në shekuj nga brezat të tërë njeëzish të kësaj krahine.

 

 

Tavolinat plot, rakia, vera, djathi, mishi dhe produktet e tjera karakteristike të Luginës së Osumit dhe të lartësive të Tomorrit dhe Ostrovicësa, me në sfond atmosferën e gëzueshme të këngëve dhe valleve popullore e “ndezën” vërtet Çorovodën.