
Një figurë historike, që, megjithëse ka dhënë shumë, fatkeqësisht nuk ka marrë atë që duhej, vlerësimin dhe mirënjohjen e merituar
Luman Caka
Për herë të parë i del emri në vitin 1908 në Selanik si anëtar i shoqërisë patriotike shqiptare e Selanikut. Aty në Selanik, mes shqiptarëve të shumtë në atë kohë në këtë qytet të madh të perandorisë turke në Ballkan, ai nisi punën për përhapjen e gjuhës shqipe. Madje, nga lëvizjet nga lagjja në lagje të shqiptarëve, plagoset grekomanët.
Riza Shahini, në të majtë Riza Vala dhe në të djathtë me një djalosh në prehër, Riza Cerova
Pas kthimit në atdhe, njihet si propagandist i palodhur për gjuhën dhe abetaren shqipe në Skrapar e Tomorricë
Në vitet e mëvonshme Riza Shahini do të njihej edhe si luftëtar me armë në dorë.
Ka qenë pjesë e dërgatës së Skraparit dhe ka firmosur Memoranumin e Sinjës më 23 korrik 1912. Luftoi kundër bandave shoviniste të Toptanit. Mori pjesë në Luftëne Vlorës dhe në ngjarje të tjera të kohës.
Bashkëpunëtor i Riza Cerovës në Revolucionin e Qershorit 1924, mori pjesë përkrah tij mor pjesë në luftën kundër mercenarëve të Bella Rukës dhe zogistëve në Shkallën e Tujanit në dhjetor 1924.
Më 1927 Mbreti Zog e arreston në Kolonjë, por ai mbeti patriot dhe antizokist i vendosur.
Përkrah Rz Cerovës mori pjesë në Kryengritjen Antizogiste të Fierit në vitin 1935.
Riza Shahini, edhe pse i moshuar, në vitin 1942 u rreshtua në çetën partizane të Skraparit.
Është i njohur fakti që Riza Shahini u ballafaqua trimërisht me tradhtarin Ali bej Këlcyra, i cili kishte ardhur në Çorovodë hipur në ballkon te Sheshi i Mënit, u bënte thirrje skraparllinjve të të merrnin rrugën e tradhtisë. Por Rizai me shokë i drejtuan maliherin duke detyryar beun e Këlcyrës të kthehej mbrapa i turpëruar.
Emrin e tij, Riza Shahini, për shumë vite derisa u mbyll, e ka mbajtur shkolla 8- vjeçare dhe e mesme e Vërzhezhës.