Komandant Nesimi, ç’më ka marrë malli!
Luman H. Caka
Osoja e Skraparit është një nga 20 fshatrat e Kollit të Sipërm që njihet në krahinë për kontributin që dha në vitet e zjarrta të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Nuk e kam fjalën për dy nga tre heronjtë e popullit që nxori ky fshat, për Zylyftar Cakën (Veleshnjen) dhe Estref Cakën.

Eshtë fjala për Nesim Lake Osojën.
Ky burrë trim dhe patriot i vërtetë, u përfshi në vorbullën e furishme të luftës për liri që në orët e para. E vuri shtëpinë dhe familjen në shërbim të partizanëve. Djali i tij i madh, Ganiu, në maj të vitit 1942 i shkoi në ndihmë veteranit Asllan Lumani, që sillte nga Korça të paharruarit Sotir Gurra dhe Ramiz Aranitasi, mbetur natën te Guri i Borovës.
Në gusht të vitit 1943, burratdhe djemtë më të mire të Kollit të Sipërm, u mblodhën te Qafë e Kalibarit dhe formuan Batalionin Territorial, ku komandant u zgjodh Nesim Lake Osoja.
E kreu me nder këtë detyrë në kohë të vështira, derisa u zëvendësua nga Sulo Liloja ngaKoprëncka, një kopje besnike e Nesimit.
Oshëtima e luftës kishte pushtuar Skraparin tej e mbanë. Kishte ardhur viti i madhi 1944. Në Osojë kishteardhur një grup partizanësh, ku binin në sy dy vajza të reja.
Partizani berates, Nurset Mehqemeja, që ishte në grupin e shoqeve, kërkonte shtëpi për hapjen e rrobaqepsisëpartizane. Dhe shtëpia u gjend më mirë e më shpejt nga sa mendonte Nurseti.
Nesim Lake Osoja hapi shtëpinë e vet, ku do të punonin mbi 15 partizanë.
Ishte dimër, shkurti i vitit 1944.
Dikush pati thënë se ai kishte 4-5 dhoma, se kishte shtëpi me dykate. Po “dikushi” harronte të thoshte se ky Nesim ishte vetë i dymbëdhjetë. Ai kishte 10 fëmijë, 5 vajza dhe 5 djem.
Ky burrë me zemër të madhe nuk e liroi shtëpinë se kishte shtëpi me dy kate; jo, Nesim Osoja e liroi shtëpinë si vëllai për vëllanë se kishte zemër me dykate.
Unë në atë kohë kam qenë fëmijë që s’kisha mbushur 7 vite. Nuk dija të shkruaja dhe nuk i mbaj mend emrat e të gjithë vajzave dhe djemve partizanë. Nga sa kam dëgjuar nga prindërit e të tjerët, kujtoj ende emrat: Dhosi Odriçani, Elpiza Urani, Vala Gjeçi, Nurset Mehqemja, Adil Stërmasi, Tefta Laro.
Nesim Osoja me gjithë ç’bëri gjatë Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, nuk nderoi vetëm veten e familjen e tij, por nderoi tërë fshatin dhe Skraparin.
Kur mbaroi furtunë e luftës dhe vendi u çlirua, nuk u duk më në Osojë asnjë ish-partizan. Vetëm njëri prej tyre, i shumëvuajturi gjer në kockë, i paharruari përmetar, mirënjohës i rrallë, mbajti miqësi me osojallinjtë, tëcilët e deshën si djalin e tyre të veçantë. Ai ka qenë e mbeti vetëm Dhosi Odriçani.
Nesimi, pasi vari patickën në oden e miqve, nisi përsëri të punonte arave, si më parë, por asnjëherë nuk u mburr e s’i ra gjoksit, si komandant batalioni dikur.
Nuk lodhej shumë, punonte pak, po punën e bënte përmerak, s inë rini, gjersa u plak.
Hokatar si ai, s’kishte as në fshat, as rretheqark. Optimist e guximtar, që për mbi lumë e ndizte zjarrë. Mbeti selamaz përgjysmën e fshatit, se qe hazerxhevap, usta i fjalës dhe mjeshtër i muhabetit, si ai. Kushdo që e njohu e pati zili.
Nesim Osoja ka 50 vite që ka ikur nga kjojetë. I shkuan pas edhe të dhjetë fëmijët. Shtëpia dykatëshe e tij është ende në këmbë, si dikur, ndërsa në fshat s’kambetur shtëpi pa u bërë gërmadhë.
Kjo shtëpi, kurrë mos u rrëzoftë! U përtëritët bashkë me të zotin!
Si statujë mbi kale të bardhë,
Përballë Osojës qëndron,
Nesimi ynë nuk vdes kurrë,
Përjetë nëpër shekuj rron.
