Përshëndetje,
Të gjithë ata skraparas dhe ato skraparase që kanë shkruar vëllime poetike (libra me poezi) dhe që i kanë botuar nëpër shtëpi botuese PARA VITIT 2015 (dy mijë e pesëmbëdhjetë), janë të lutur të më njoftojnë, sepse kam hartuar një antologji poetike shumë të bukur me krijues nga Skrapari.
Me gjithë përpjekjet dhe kërkimet e mia në Bibliotekën Kombëtare, nëpër librari si edhe duke pyetur lart e poshtë, duke mos i njohur të gjithë, mund edhe të më kenë shpëtuar krijues që kanë dalë në treg me vëllime poetike para këtij viti (2015).
Që nesër të mos dalë ndonjë dhe të thotë se ka botuar libra poetikë, por nuk është përfshirë në antologji, u lutem që të më kontaktojnë autorët ose të afërmit e tyre në Messenger ose në adresën e e-mailit [email protected]
(Kjo antologji poetike rrok vitet nga fillimi (1909) deri në vitin 2015.)
Forca, miq të dashur, na ndihmoni që puna të na dalë sa më e plotë!
Ju lutem që ta shpërndani këtë njoftim te të afërmit tuaj poetë.
