Rakia e Skraparit, një “markë” autentike, e njohur që para 100 vjetësh

  Rakia e Skraparit, një “markë” autentike, e njohur që para 100 vjetësh

 

Një nga traditat më të lashta të traditës dhe kulturës shqiptare në shekuj të krahinave tona shqiptare është edhe prodhimi artizanal i rakisë.

 

Rakia është një nga pijet kryesore që shqiptarët e kanë përdorur dhe e përdorin edhe sot për gëzimet e tyre familjare, ceremonitë e dasmave, mikëpritjen e miqëve, etj. Vjeshta ka qënë edhe stina më e zënë e inspektorëve të bashkive në periudhën e administratës së Ahmet Zogut, të cilët shkonin në çdo fshat për të kontrolluar kazanët dhe vulosjen e mbylljes së tyre përpara proçesit të nxjerjes së rakisë.

 

Mbas inspektorëve, shkonin tagrambledhësit për marrjen e taksës sipas sasisë që fshatarët kishin prodhuar. Dhe një nga krahinat shqiptare, që është dalluar dhe dallohet për prodhimin dhe cilësinë e lartë të saj, është Skrapari.

 

Rakia, e prodhuar nga fshatrat e kësaj zone është njohur dhe njihet jo vetëm në Shqiperi, por edhe në Ballkan, Europë dhe më gjerë.

 

Sipas një dokumenti, i cili ruhet në Arkivin Qendror të Shtetit, datë 22 dhjetor 1929, 79 fshatrat e Skraparit kanë prodhuar gjithsej 21 872 kg raki, duke paguar si taksë: 4 374 franga ari.

 

Vendin e parë në prodhimin e saj, ndërmjet këtyre fshatrave, e zë fshati i Potomit me 2 720 kg, taksa e të cilit ka qënë gjithsej: 544 franga ari.

 

Më poshtë, prej listës së dokumentit të lartëpërmendur, po japim prodhimin e rakisë në 10 prej këtyre fshatrave të nënprefekturës së Skraparit.

 

Renditjen e fshatrave e kemi dhënë sipas sasisë së prodhimit të rakisë.

 

 

Nr.       Fshati   Sasia e rakisë       Taksa e paguar

 

 

Potom              2 720 kg.       544 franga ari

Vendreshë       1 454 kg.       309 franga ari

Prishtë             810 kg.         169   franga ari  

Sevran             795  kg         159 franga ari

Kuç                   790 kg.       158 franga ari

Nishicë            789 kg         157  franga ari

Zabërzan         768 kg.        153 franga ari

Gjerbës           699 kg         139 franga ari

Visockë           684 kg.      136 franga ari 

Muzhakë         649 kg.      129 franga ari

 

 

Kujtim Nuro:

Burimi: Arkivi Qendror i Shtetit (AQSH)