Gëzuar 2026!
Të dashur dhe të respektuar miq të FB, miq realë dhe virtualë, ndjekës dhe dashamirës të gazetës on-line “Dielli i Tomorrit”!
Kemi një vit bashkë. Kemi informuar dhe jemi informuar. Jemi përshëndetur dhe kemi uruar njëri-tjetrin për të mirat, por edhe jemi bërë bashkë për të kaluar vështirësitë dhe dhimbjet tona familjare.
Duam të ndajmë në këtë fund viti me ju edhe sadisfaksionet që kemi ndjerë në këtë vit.
Ka qenë një vit i ngjeshur me punë e me veprimtari të shumëllojta, të suksesshme apo jo, por ajo që na ka gëzuar, mbi të gjitha, kanë qenë rezultatet impresionuese, të cilat kanë shkuar në mbi 100 mijë ndjekës, ka qenë shëndeti i mire, ka qenë energjia e pacënuar krijuese dhe hulumtuese jona.
Në këtë komunikim të fundit të këtij viti, personalisht unë, si administrator, si Zylyftar, desha të thosha se ndihem mirë që kam çelur një dritare komunikuese për bashkëvendësit e mi, ku më jepet mundësia të shkruaj, të botoj, por edhe të pres bashkëpunime prej tyre.
Kam bindjen se, edhe tani, në këtë kohë të turbullt, shumica e tyre nuk e kanë humbur orientimin, ngelen ata skraparllinj të “Skraparit të parë”, të vërtetët, bijtë e Etërve të Tyre, që e ndjejnë nevojën e informimit, bashkëbisedimit dhe që duan t’i dëgjojnë “zërin e mirë” njëri tjetrëit.
Dhe këtë gjë ua mundësojnë, krahas të tjerave, edhe bashkëpunimi me “Orakujt e Tomorrit” .
Me anë të kësaj “kartoline” të thjeshtë, unë dhe stafi ynë modest i “Orakujve të Tomorrit”, uron të gjithë Skraparllinjtë, të njohur dhe të panjohur, të vegjël e të mëdhenj, të sëmurë e të shëndetshëm, të dështuar dhe të suksesshëm, të gënjyer dhe të zhgënyer, “Gëzuar 2026”!…
Qoftë një vit i MIRË! Mos u fshtetët tek ata as miza me krahë!…” – siç thoshin Nënat tona.
#”Orakujt…”#Admin…
