Faleminderit, vëllezër Kërçovarë, ish-nxënës të Pertef Therepelit! Fjalët tuaja, metaforë e dhimbjes së një kombi!
Hajri Nuhu
Bukur!
Nuk është thjesht e vetëm një urim nga miqtë e Jagollit për portalin “Orakujt e Tomorrit” dhe artistin e fjalës së shkruar Zylyftar Hoxha.

Një esѐ e përkryer, fjalë të zgjedhura, fjalë zemre dhe një mesazh i madh nëpër rreshta. Një ndjeshmëri artistike që të dritheron, të lë pa frymë, një leksik i zgjedhur.
Ka punuar aq mirë “ustai” kur këta burra me thinja ishin fëmijë, ishin nxënës të Petref Therepelit. Më ka mbetur kujtesë epitafi mbi varrin e tij monument:

“Si një shpend krenar e i vetmuar na afrove diellin, na dhe krahë dhe forcë të fluturojmë më lartë…”
Fati ynë është “shpresë e marrëzi”, si thonë fjalët e një kënge.
Fjalët tuaja, metaforë e dhimbjes së një kombi, e dashurisë për trungun amë.

Këtë të vërtetë e kemi mësuar kur erdhëm aty në Jagoll ,tek varri monumental i mësuesit të madh. E prekëm tek lotët kur mbi varrin e tij vendosëm jo thjesht një buqetë me lule,por edhe gurë dhe dhѐ nga Blana (lagjia e Petref Therepelit).
E pamë kur na erdhët këtu në Durrës, tek rrëfimet, emoncionet që përcollët.

Në festat tona këtu nuk keni munguar. Jeni jo vetëm fizikisht,por me shpirt. Mesazhet tuaja dërguar online janë duartrokitur nga mësuesit skraparllinj në 7 Mars dhe jo vetëm.
Eshtë një lidhje e fortë. Janë fjalë vëllezërish për njëri-tjetrin.Eshtë lidhje e gjuhe e gjaku. Në mes, në këtë lidhje qëndron Ai, i paharruari Petref Therepeli.

Ai është juaji,është yni,është një pishtar që ndriçon. Ndaj në këtë ditë ju urojmë edhe në emër të degës së shoqatës atdhetare e kulturore “Tomorri” Durrës:
Gëzuar miq! Gëzuar vëllezër! Një vit i bardhë qoftë për ju për të gjithë miqtë tanë aty viti 2026!
