Lamtumirë, Qemal Zaimi!
Është ndarë nga jeta, pas një sëmundje të gjatë dhe të rëndë, Qemal Zaimi, një figurë e njohur e arsimit në Skrapar.
Qemali është lindur në Vëndreshë, Skrapar, më 15 janar 1946, në një familje të njohur dhe me traditat nga më të mirat që manifeston kjo trevë.
Ka mbaruar shkollën e mesme pedagogjike “Babë Dudë Karbunara” Berat. Pastaj shkollën e lartë në Fakultetin e Shkencave Natyrore për matematikë.
Në vitin 1968 fillon punë si inspektor në seksionin e arsimit, në Çorovodë në 1968, nga ku largohet në vitin 1972.
Në vitin 1972 emërohet mësues matematike dhe fizike në gjimnazin “Ramiz Aranitasi” të Çorovodës.
Pas dhjetë vjetësh, largohet nga gjimnazi dhe emërohet sekretari i Gjykatës Skrapar, ku punon deri në vitin 1997.
Nga viti 1997 deri në vitin 2002, emërohet drejtor i Hipotekës, dega Skrapar.
Në vitin 2002 transferohet familjarisht në Tiranë. Emërohet përgjegjës i Aktuaristikës, në Kompaninë e Sigurimeve “Atlantik”.
Gjatë punës në arsim, ka qenë profesionalisht në radhët e mësuesve më të mirë të Skraparit.
Por ai ka qenë model dhe rrezatues si intelektual, studiues-matematicien, sportist-shahist, si njeri social, shumë i qytetëruar dhe si një familjar shembullor.
“Orakujt e Tomorrit” i shprehin ngushëllimet më të sinqerta familjes!
(#Orakujt…)
