Kongresi i Prishtës, kongresi që solli Kryegjyshatën Botërore nga Stambolli në Shqipëri
Sot mbasdite, në orën 17: 00, në Kryegjyshatën Botërore të Bektashinjve, kremtohet 105 – vjetori i Kongresit të Parë Bektashian të Prishtës, një nga ngjarjet e mëdha historike në Shqipëri.
Kongresi i Prishtës mori shumë vendime, më të rëndësishmit ishin:
Vendosja e selisë së shenjtë të Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve në Tiranë; miratimi i një statuti themelor me 28 nene të quajtur “Lidhja Bektashiane”, ngritja e këshillave organizative të komunitetit bektashi etj.

Pse Kongresi i Parë Bektashian Mbarëkombëtar Shqiptar u bë në Teqenë e Pishtës?
Sepse Teqeja e Prishtës ka qenë një ndër institucionet fetare të sektit bektashian më me famë dhe më me emër në Shqipëri
Ajo është e njohur për historinë e saj patriotike, si një vatër e zjarrtë për përhapjen e gjuhës dhe të shkollave shqip dhe strehë e çetave kryengritëse të Rilindjes Kombëtare;
…është e njohur për historinë e saj religjioze, me Kongresin e parë Bektashian të vitit 1921, i cili vendosi që Kryegjyshata Botërore e Bektashinjve të vendosej në Tiranë, në Shqipëri dhe një pjesë e mirë e dokumenteve të ardhura nga Stambolli për Kryegjyshatën erdhën fillimisht këtu;
…është e njohur, që, si asnjë objekt tjetër kulti, u kthye në një institucion bamirësie dhe shkollë e punës, me plantacione pemësh, pjergullash dhe tufa blegtorie.
![]()
Teqeja e Prishtës është ndërtuar në vitin 1850 në vendin e quajtur Kisha. Dhe në fakt kur është ndërtuar teqeja janë gjetur themelet e kishës. Deri në mesin e shekullit të 19-të (1850) prishtallinjtë kanë qenë myslimanë të sektit helveti me përfaqësuesin më në zë, Malko Shehun e Lazellarëve, një lagje e njohur në Prishtë. Pas kësaj kohe hyri sekti bektashi i inkurajuar dhe nxitur nga rilindësit.
Përfaqësuesi i parë i bektashinjve të Prishtës ka qenë Baba Tahiri nga fisi i Kotobellëve, i cili themeloi edhe teqenë e parë. Pas tij erdhën, Baba Xhaferri nga Luzati i Tepelenës; Baba Ahmeti nga Paraspuari i Beratit, i cili u vra nga bejlerët e Këlcyrës për konflikte pronash. Pas vrasjes së Baba Ahmetit, në teqenë e Prishtës vjen Baba Shabani, i cili si edhe parardhësit u lidh me rrethet patriotike të kohës.
![]()
Në vitin 1914 Teqesë së Prishtës u plaçkit keqas dhe u dogj nga andartët grekë.
Teqeja e re u ndërtua në vitin 1919.
Në vitin 1922 në Teqenë e Prishtës ka ardhur Baba Kamberi nga Pagria e Përmetit. Nën presion i Nacionalçlirimtares, Baba Kamberi në nëntor të vitit 1943 shkoi në Tiranë. Më pas në këtë teqe erdhën baballarë të tjerë, të cilët si edhe ata më të përparshmit shërbyen mirë dhe me devocion deri në vitin 1966 kur u prishën objektet fetare dhe u luftua feja nga regjimi komunist.
![]()
Në 1967, kur në Shqipëri, u ndalua feja si shumë teqe të tjera në vend, edhe kjo teqe u mbyll. Godina e Teqesë do të shndërrohej në magazina, depo etj.
Në vitin 1985, Teqeja e Prishtës u shkatërrua tërësisht.
U rihap në vitin 2004.
