Sipas Surret-i Defter-i Sançak-i Arvanid
Hali Inalçik: “Metni Bir Cris le Nesreden”, botim në Ankara në vitin 1988, regjistrim i vitit 1431 dhe rinovuar 1455
nga Halil Inalçik
Timari 206, i Eynebegut
Evnebegu, i quajtur Lala, është nga shërbëtorët besnikë të Shahinit.
Në kohën e Sulltanit të ndjerë i është dhënë Beçikja, në kohën e Sulltanit tonë i është konfirmuar dhe ka në dorë beratin e Sulltanit.
Isikmeni – 45 shtëpi dhe 1648 të ardhura.
Trebëla ( Trebël) – 40- shtëpi, 1330 të ardhura.
Armeni (Ermënji) – 19 shtëpi, 2 beqarë, 912 të ardhura.
Velokesi – 25 shtëpi, 3 beqarë, 708 të ardhura.
Viçanë (Vishanjë) – 14 shtëpi, 2 beqarë, 326 të ardhura.
Timari 207, Timari i Agës, biri Çoban Shahinit
Kiravë (Grevë) – 59 shtëpi, 1 beqarë, 3410 të ardhura (një pjesë e këtij fshati më parë ishte e ndarë, u bashkua sërish në Timarin e Agës, rrgjistruar Ramazan 854 H)
Romasi (Romas) – 26 shtëpi, 1450 të ardhura.
Gerbes (Gjerbës) – 27 shtëpi, 2 beqarë, 1428 të ardhura.
Lalojinë (Zaloshnje) – 3 shtëpi, 175 të ardhura.
Duklis – 10 shtëpi, 33 të ardhura.
Pjesë nga fshati Kiravë (Grevë) – 39 shtëpi, 2015 të ardhura.
Timari 208, Timari i Mustafës, katib (shkrues)
Në kohën e Sulltanit të ndjerë i është dhënë Beçikja; në kohën e Sulltanit tonë aktual është konfirmuar dhe ka beratin:
Kradicë ( Gradec) – 30 shtëpi, 5 beqarë, 6 mana, 1 dardhë, 1564 të ardhura.
Tunçkozë (Dunckë) – 17 shtëpi, 713 të ardhura
Timari 209. Timari i Aliut (i quajtur i “mbytur”), nipi i Çoban Shahinit
Në kohën Sulltanit të ndjerë i është dhënë Beçikja: në kohën e Sulltanit tonë është konfirmuar dhe ka beratin e Sulltanit.
Çirorat – (Çorotat), 60 shtëpi, 2825 të ardhura.
Çirnicë – (Çërricë), 33 shtëpi, 3 beqarë, 1310 të ardhura.
Kumani – jashtë defterit, 12 shtëpi, 2 beqarë e asnjë të ardhur.
Timari 210, Timari i Balabanit
Balabani është nga njerzit e beut.
Tërnovë (Tërrovë) – 17 shtëpi, i hanë, 1003 të ardhura.
Zernusek – i shënuar i rrënuar në defterin origjinal, 3 shtëpi, 420 të ardhura.
Kërpicë – 18 shtëpi, 3 beqarë, 918 të ardhura.
Timari 211, Timari i Bardës, i biri Fatmirit, i krishterë i konvertuar
Barçi (Barç) – 1 bahçe, 10 mana, 43 shtëpi, 1 beqarë, 2547 të ardhura.
Istrakovicë – dhuruar nga Timari i Jonuzit: 5 mana, 23 shtëpi, 1 beqarë, 1251 të ardhura.
Timari 212, Timari Jusufit
Jusufi është bej.
Visani -24 shtëpi, 1422 të ardhura.
Kirilic – 7 shtëpi,, 1 beqarë, 481 të ardhura.
Timari – 213, Timari i Muhamedit,
Dobratin (Dobrenj), 22 shtëpi, 1074 të ardhura
Milyjot – 14 shtëoi, 876 të ardhura.
Gazan – 12 shtëpi, 680 të ardhura.
Keusezi (Gurazez) – 9 shtëpi, 485 të ardhura.
Burani (Buranj) – 9 shtëpi, 497 të ardhura.
Timari 214 – Timari Hamzës, vëllait të Aliut, i biri Çoban Shahinit, regjistruar gjatë regjistrimit në muajin Ramazan, viti 841 H ( 1437-1438), në Edirne, të gjitha të dhuruara:
Tërnovë, nga timari i Balabanit – 17 shtëpi, 1 bahçe, 1003 të ardhura.
Vinokaz, nga timari i Baliut, biri i Durashit: -14 shtëpi, 1000 të ardhura.
Nga fshati Vinokaz, nga timari i Doganit – 19 shtëpi, 1540 të ardhura.
Timari 215, Timari i Andrijas, ky timar është dhënë nga të ardhurat e drejpërdrejta të shtetit
Leskovë (Leskovë) – nga timari i Çoban Shahinit, 19 shtëpi, 1050 të ardhura.
Japovë(Zhepë) – nga timari i Aliut,9 shtëpi, 1 beqar, 755 të ardhura.
Kur Aranitasi, kishte qënë sanxhakbej, ja kishte dhënë 2 herë jo besimtarëve, më pas u rikthye dhe ju caktua Andrijas.
Përgatiti për botim: Gjergj Qafoku
