Nderohet misionari i arsimit, Nazif Selimi, miku ynë kërçovar, ish-nxënës i Mësuesit të Popullit Pertef Therepeli
Shoqata Kulturore “Kërçova” Zvicër në një veprimtari të veçantë ka nderuar me certifikatë mirënjohje, mikun tonë kërçovar, anëtar Nderi i Shoqatës “Tomorri” Durrës, mësuesin veteran, Nazif Selimi.
Ky vlerësim është një nder i madh jo vetëm për të dhe familjen e tij, por për të gjithë komunitetin kërçovar, si një dëshmi e çmuar për punën, përkushtimin dhe kontributin e tij në arsim dhe gjuhën shqipe.

Duke falenderuar organizatorët për ftesën, mësuesi Nazif Selimi, tha, ndër të tjera:
“Ia atribuuoj këtë nderim, mësuesit tim të fillores Pertef Therepelit, që i kushtoi jetën mësimit dhe gjuhës shqipe në trojet tona shqiptare të Kërçovës dhe Gostivarit në Maqedoninë e Veriut.”

Më tej ai shtoi:
“Dhe mali s’erdhi te unë, por unë iu ngjita malit.
E si mos vija këtu, e të mos i përgjigjesha thirrjes së ajkës së shoqërisë kërçovare, e njëherit asaj pjese të zemrës, që është edhe shpresa e së ardhmes sonë.
Faleminderit, u jam mirënjohës për jetë!
