Të vërtetat e shkollës 600-vjeçare të shqiptarëve të Venecias…
Hajri Nuhu
Kemi shkruar për Emiliano Birakun, një ndër shqiptarët e integuar më së miri në Itali. Një politikan i ri, një biznesmen si suksesshëm, tomorricari e skraparlliu ynë tashmë edhe student në Harëard, na befason herë pas here me idetë vizionare, me atë që ofron në fushën e biznesit dhe jo vetëm aty.
Një personalitet i vlerësuar në tërë rajonin e Venecia Giulia. Në Venecia, padyshim.
Si studiues i pavarur është bërë edhe pjesë e dokumentarit “Të vërtetat e një shkolle…”. Një dokumentar i shkurtër, por domethenës, realizuar nga gazetari Gëzim Gjyrezi dhe operatori Bashkim Balla.
Eshtë fjala për shkollën e shqiptarëve mesjetarë të Venecias.

Ka vite që Biraku ka studiuar gjithçka që lidhet me emigracionin shqiptar, i cili zë fill afro 600 vjet më parë.
Ka shfletuar Luçia Nadinin, Mikel Prendushin e të tjerë, ka gërmuar në arkiva, ka shkelur mbi gjurmët shqiptare nëpër shekuj në Venecia.
Ai njeh mirë historinë e selisë së parë të shkollës shqiptare, rolin e saj në raport me shkolla të komuniteteve të tjera, që nga dalmatët, armenët, turqit etj.
Zbulon rolin e jashtëzakonshëm të kësaj shkolle, të shoqatës së shqiptarëve për integrimin e tyre. Argumenton edhe arsyet që statuti i parë i saj u hartua në vitin 1442 dhe u zyrtarizua në vitin 1448, atëherë kur ishte shfaqur me gjithë famën Gjergj Kastrioti Skënderbeu…
Pra Emiliano këtë herë na vjen ndryshe, në rolin e një studiuesi.
Duke e falënderuar për bashkëpunimin i urojmë suksese edhe në këtë fushë. Zbuloni të vërtetat e shkollës shqiptare të Venecian në dokumentarin me të njëjtin titull në linkune mëposhtëm:
https://drive.google.com/file/d/1tKtLUS5uj9CDorgl6iQ6U7EW9Ot7yn2X/view
