Qafokët e Vërzhezhës
Marrë me shkurtime nga “Enciklopedia e Vërzhezhës”, me autor studiuesin Gjergj Qafoku
Është nga mëhallat më të vjetra të Vërzhezhës, ndodhet në hyrje kur vjen nga Çorovoda, në lartësinë 704 m mbi nivelin e detit.
Shtëpitë janë shumë afër njëra- tjetrës. Pusi i Dervish Iliazit në mes të mëhallës, i baraz- larguar me të gjitha shtëpitë. Janë vendosur në tokë të shtruar e toka të punueshme rreth shtëpive.

Origjina e tyre mendohet të jetë nga Molla e Kuqe( kështu thoshin të moshuarit, kështu kanë shkruar në kujtime: Selim e Ahmet Qafoku), e cila ndodhet jashtë kufijve të Shqipërisë Etnike, afër Novi Pazarit të sotëm.
Në vitin 1389-1392, beteja e Fushë Kosovës midis ushtrisë Osmane dhe asaj ballkanase përfundoi me fitoren e ushtrisë Osmane, e si rrjedhojë u vendosën kufij të rinj, Molla e Kuqe, kaloji nën administrimin sllav, banorët gjuhën e zakonet i kishin njëlloji me pjesën shqiptare, u larguan prej andej, u vendosën fillimisht në Kukës, ku krijuan fshatin me emrin Molla e Kuqe dhe më vonë u larguan drejt Skraparit, Mallakastrës dhe bregdetit të Greqisë ku krijuan fshatin me emrin Kalloreferis, fshat që edhe sot mban këtë emër.
Në Kukës ekziston edhe sot ky fshat:
E vërteton këtë Dekreti 4381, dt 13/04/1968, me të cilin u bënë disa ndryshime për fshatra të caktuar:
“Vendim Nr.6, në listën me 14- vendime që kanë të bëjnë me rrethin e Kukësit thuhet:
“…fshati Mollë e Kuqe shkëputet nga lokaliteti i Fanit dhe lidhet me lokalitetin e Shënmërisë”.
Rreth viteve 1410-1420, Qafokët u larguan prej andej, një pjesë u vendos në Vërzhezhë dhe një pjesë në Mat.
U vendosën aty ku janë edhe sotë, blenë toka e vatanë të Malos (nuk dihet ku shkuan) dhe më vonë të Mullenjve, të cilët ekzistojnë edhe sot me të njëjtin mbiemër në Konispol.
I pari i Qafokëve ishte Ibrahimi, dhe këtë llagap e mbajtën për shumë kohë.
Por pse ky llagap, Qafok?
Në Sheshëz ishin mbledhur burrat e mëhallës, kishin pjekur një mish dhe po festonin për qejfin e tyre.
Kalon një udhëtar dhe thërret njërin nga burrat. Ky, ashtu siç ishte, ulur këmbëkryq, ktheu kokën, porçuditërisht i ngeli qafa shtrëmber (gjë që njihet edhe shkencërisht)!…
Nga ky momant e më pas, kur fshati shihte ndonjë të mëhallës apo do shkoni për vizitë, do të thoshin: “Erdhi ky i Qafos”, “do shkojmë te Qafot”?
Vite më vonë, Qafokët u mëzitën me këtë “nofkë”,”panaromë”, ndaj iu lutën Dervish Iliazit që t’u hiqte, dhe të mbanin si llagap (mbiemër) emrin e tij:
Dervish Iliazi iu thotë:
“Ju bëni si të doni, mbani për llagap kë të dëshironi, por tani e tutje të gjuthë në fshat e më gjerë me Qafokë ju njeh. Ja, ua u hoqa unë, po milet!…
Me kalimin e viteve Qafokët po rriteshin dhe po shtoheshin (edhe pse një pjesë ishin larguar në Breg: Brahimi, në Devinë e Fier, Qafoku) u pa e arsyeshme të ndaheshin.
U ndanë në Sofrën e Sheshtë.
U ndanë vetë pa ndërmjetës.
Qafokët e Abdylit, Hasanit, Tahirit, Isufit dhe Dervish Iliazit një pjesë dhe u quajtën : Qafokët e Sipërm; ata të Aliut, Muharremit, Myrtos e Saliut, në Qafokët e Poshtëm.
Asnjëherë Qafokët nuk kanë bërë ilaka ( miqësi) me njr i- tjetrin.
Deri në vitet 1980 dasmat i kishin të përbashkëta.
Në vitin 1991 mëhalla e Qafokëve kishte në Vërzhezhë 17 familje.
Sot, pa Qafokët e Delvinës, Fierit dhe Brahimët e Tiranës kanë këto familje:
Vërzhezhë gjashtë familje, Çorovodë 7 familje, Kuçovë 1 familje, Durrës 5 familje, Tiranë 24 familje, Itali 4 familje, Greqi 4 familje, Francë 1 familje, Luksenburg 2 familje, Zvicër 2 familje, Angli 1 familje, Amerikë 3 familje.
