Një perlë e të folurës burimore të Skraparit
Viktor Bakillari
Shprehja “Në mos u shtofshi, numri në vend!” (e thjeshtëzuar në: “Numri në vend”! Dmth, qw tw gjithw janw shwndoshw e mirw), është shprehje shumë e veçantë, që gjente dikur përdorim të madh ndër pleqtë e moçëm të Skraparit,
Kur isha “sqepverdhë”, or tungjatjeta, e dëgjoja këtë shprehje urimore:
“Numri apo numrat në vend!”…
Kuptimi i saj ishte:
“Mos paçi humbje në njerëz të moshuar a në pleq gjatë vitit!”; pra, përdorej kur tjetri kishte pleq në shtëpi dhe nuk kishte fëmijë për të martuar; atëherë e uronin kështu që ata (për pleqtë ishte fjala) të mos iknin gjatë vitit.
Përdorim tjetër ishte edhe kur dikush vinte nga larg dhe takonte dikë të afërm dhe e pyeste i përmalluar:
“Hë, o! Si jeni, a jeni të gjithë mirë?
Përgjigjja:
“Faleminderit, mirë, o mirë, jemi të gjithë; numri në vend!”
Edhe njëherë:
Qofshi mirë! Në mos u shtofshi, numri (numrat) në vend!
