Viktor Bakillari: Mbi vëllimin poetik “Kur retë përpinin yjet”, të autorit Kastriot Caka

Viktor Bakillari: Mbi vëllimin poetik “Kur retë përpinin yjet”, të autorit Kastriot Caka

Kastriot Caka ka lindur më 22 mars 1954, në fshatin Osojë të Skraparit. Ka kryer studimet e larta për mësuesi. Ka punuar mësues në në fshatrat e largëta të Skraparit si në, Qeshibes, Koprënckë, Potom dhe në qytetin e Poliçanit.



Aktualisht, punon dhe banon në Tiranë.

Me letërsi ka nisur të merret që në shkollën e mesme pedagogjike “Pandeli Sotiri” në Gjirokatër.

Ka botuar disa libra me poezi dhe prozë si: “Gjumi nuk më zë” (poezi), “Perëndesha e shpirtit” (poezi), një antologji për shkollat 8 – vjeçare me letërsi shqipe dhe të huaj me aparat pedagjjik në ndihmë të nxënësve dhe mësuesve (me prozë dhe poezi), monigrafinë “Riza Vala, një legjendë”.

Është marrë vazhdimisht me publicistikë, ka shkruar artilkuj, reportazhe, portrete, fejtone në shtypin periodik të para dhe tani pas viteve 1990. Ka qenë për disa kohë kryeredaktor i gazetës “Dielli i Tomorrit”. Ka pynuar redaktor në shtëpinë botuese “Naim Frashëri”.

Nga viti 2011 – 2013 ka punuar drejtor i Librit Artistik në Ministrinë e Ekonomisë.

Ka shkruar tekste këngësh për fëmijë dhe të rritur të shpërblyer edhe me çmime nëpër festivale të ndryshëm.

Vazhdon të botojë edhe sot në organe të ndryshme të shtypit.

Disa nga krijimet e tij, Kastriot Caka i ka botuar në vëllimin poetik “Mbretëresha e Shpirtit”, Emal, 2009.

Në të vihet re vargu i lirë, tematika e larmishme, krijime jo me strofa.

Poezia e tij është e qartë e lehtëkuptueshme, e thukët.

Me katër rreshta, një fjali autori shpreh dhe ezauron një temë të plotë.

E qeshura e dashurisë është, /si rrjedha e lumit të vogël, / tek vozit një vajzë e re, / dhe pëshpërit fjalë të ëmbla; shkruan Caka te poezia “Çast”.

Tek – tuk te poezia e tij hasim edhe perceptimin e një realiteti të egër, të paskrupullt, një konstatim sa i hollë aq edhe i zymtë, me nëntekst: Vëri gishtin kokës, o njeri, ku po shkon kështu

Mjafon të përmendim këtu shkrimin melodramatik “Koha”:

Kam frikë, / një kohë e keqe ka ardhur, / që merr krisje çdo ditë. / Kush do të na ndodhet nesër pranë? Të na hedhë një grusht dhѐ dhe një plis!? – pyet autori duke parë zhvlerësimin dhe zvetnimin e normave dhe zakoneve të stërlashta njerëzore.