Mallkuar qoftë “Malukati historik i Shqipërisë” që prish këtë ditë të bukur të Zotit!
Sipas traditës dhe riteve:
Për tri ditët e Nevruzit, nuk lejohet të punosh tokën me parmëndë, me kazmë apo me lopatë; nuk duhet të përdorëss sëpatë, kosore, thikë, gërshërë, madje as gjilpërë për qepje, se “është gjynah”!
Veçanërisht në këtë ditë të shënuar, njerëzit nuk duhet të prishin qejf, të zihen, por duhet të kenë dashuri dhe harmoni, në mënyrë që t’u shkojë mbarë i gjithë viti.
Në këtë ditë dyert zbukuroheshin me lule thane dhe shpëndre dhe ndizeshin tyme (dumanë) pranë shtëpisë për të pastuar dhe larguar të keqen…
…por nuk bëheshin sherre, nuk hidheshin “molotovë”!…, se kishte ditë tjetër për këto!…
Kushdo që vepronte ndryshe, ishte i Mallkuar!
Kur qenka kështu:
