Sefedin Çela
Ishim ngjitur përmes pyllit me bredha e pisha të Hotovës, kishim folur për Naimin e për të tre vëllezërit me radhë e, sa mbritem në Frashër, Xhevoja tha:

“E di, nga ana tjetër e Frashërit është Malindi im”.
Sot e mendoj: treve poetësh njerezish të mëdhenj!
Atë ditë ishim thjeshtë dy shokë, rastësisht bashkëpatriotë, të ardhur me shërbim për reportazhin e ngjarjes.
Xhevoja edhe atëherë ishte poet,po jo me emrin që ka sot. Ajo shprehja ” nga ana tjetër e Frashërit është Malindi im” sot nuk ka kuptim thjesht gjeografik, si themi Frashëri i Vëllezërve Frashëri themi dhe Malindi i Xhevahir Spahiut!
Xhevoja u vë emër gjërave. Duket si në përrallë: ai e gjen fjalën, e bën varg, e kthen në gjerdan xhevahiresh. Tek gjithçka që prek e që bën vë diçka nga zemra e vet e nga emri i vet:xhevahiri i poezisë, xhevahir në tavolinë, mik xhevahir!
Ndihem mirë që jam në krah të tij në këtë foto. Jam krenar që e kam mik e që e ndjej përditë në krah.
Jetë të gjatë, Xhevo i dashur, me poezitë e tua ke kapërcyer kohën, ke mbritur në shekullin e ardhshëm!
