Pak fjalë për bibliotekën time!
Ylli Polovina
Kishte zënë tërë hapësirën e apartamentit tonë të banimit, disa mijra libra, 95 përqind në gjuhë të huaj të blerë në Itali me lireta dhe euro.
Pak nga pak ata e humben kontaktin me lexuesit dhe u kthyen në varrezë. Shpëtimi ishte ky: shtatë thaës e gjysme ia dhurova mikut të librit Milaimit, i cili kishte marrë me qira një apartament dhe e kishte kthyer në bibliotekë per lexim falas.
E quante Farmacia Letrare.

Nje jave më parë i dhurova fqinjit tim, Gencit, njmbëdhjetë thasë të mëdhenj me libra, të cilët i shet me çmim të arsyeshëm për të mbajtur familjen.
Tetëdhjetë nga librat e mi të botuar së fundi ia fala Simonit që shet në trotuarin e “Rrugës së Kavajës”, përballë Kishes Katolike.
Megjithe këtë zbrazje të madhe, në bibliotekën time, siç e shihni nga fotot, kanë mbetur plot.
Po t’i lija te mbyllur pas ikjes time nga kjo botë, do të perfundonin në koshat e plehrave të komunales.
Shënim im
Pas këtij postimi tepër të dhimshëm të mikut tim të hershëm, me të cilin kam patur dhe kam një bashkëpunim të gjatë dhe frutshëm interesash letrare, domosdo edhe bashkëvuajtës i kësaj zeje, që nuk e vlersojnë të gjithë, mu kujtua një anekdotë e kahershme e thesarit popullor, e thjeshtë, por edhe shumë filozofike:
Njërin nga dy qetë e parmëndës, të mbërthyer në zgjedhë, po e hante ujku.
Shoku i tij po e shikonte i tmerruar.
- Të vjen keq për shokun? – e pyetën.
- Jo, jo, se ai ishte më me fat nga unë, nuk pa gjë, më vjen keq për veten time, që po heq dy dhimbje, dhimbjen e atij, por edhe timen!…
Ylli, mos u shqetëso, dhimbjen tënde po e heq edhe unë!
Madje, dyfish: Unë jam kau i dytë!…
#Z.Hoxha #Orakujt
