Sot fjala mbetet më e varfër pa ty, e mendimi më i heshtur. Ti që i dhe zë ndërgjegjes së kombit dhe dritë mendimit shqiptar, nuk largohesh, veç shndërrohesh në kujtesë të përjetshme.
Rexhep Qosja mbetet ndër ne si fjala që nuk shuhet, si libri që nuk mbyllet kurrë.
Miku im, bashkudhëtar i fjalës dhe i kohëve të vështira, ti e bëre gjuhën tonë më të bukur dhe shpirtin tonë më të thellë.
Ikja jote është vetëm një heshtje e përkohshme në zërin tënd të madh.
Prehu në paqe, në përjetësinë që u takon atyre që i shërbyen dritës.
Xhevahir Spahiu
