Veteranët e Skraparit

Veteranët e Skraparit

  

 

Në këtë pjesë jepet biografia dhe motivacionii i vlerësimit të protagonistëve të kohës, të cilët janë:  

 

 

1- Baba Fetahu i teqesë së Backës

 

Ka qënë një nacionalist i dëgjuar në qarkun e Skraparit dhe ka punuar ne zell patriotik për nacionalizmin e idealit kombëtar.

 

Pak ditë pas Lidhjes së Prizrenit ka vënë në portën e teqes së Backës gurin e gdhëndur me shqiponjë dy krenare duke u thënë popullsisë së atij rrethi se “ky zog një ditë do të jetë flamuri i Shqipërisë”.

 

Kjo shenjë ndodhet edhe sot në portën e kësaj teqeje.

 

Komisioni vendosi pagëzimin e shkollës së Radshit me emrin:” Shkolla Baba Fetahu”

 

 

 

2- Baba Meleq Shëmbërdhenji (1842-1927)

 

Ka lindur në katundin Staraveckë të Skraparit. Ishte i biri i të quajturit Tahir Staravecka.

 

 

Ka qënë një apostull i vërtetë i shqiptarizmës. Si përhapës midesë kombëtare është ndjekur dhe persekutuar shumë herë prej autoriteteve turke.

 

 

Përpara shpalljes së konstitucionit osman, ka shëtitur si mësues i gjuhës shqipe në vise të ndryshme të Atdheut duke bërë propogandë me një frymë nacionaliste dhe duke shpërndarë libra shqip.

 

 

Ka shkruar vjersha patriotike në gjuhën amtare, një pjesë të të cilave i ka botuar Dervish Riza Leskoviku në teqen e Leskovikut. Nga dy tekstet e broshurave që përmban vjershat e tij të pabotuara, njëra ndodhet në teqen e Shëmbërdhenjtë dhe tjetra në teqen e Turhanit( Korçë).

 

 

Komisioni i Beratit, duke çmuar shërbimet dhe përpjekjet e tij vendosi pagëzimin e shkollës së Kuçit me emrin e tij, shkolla “Baba Meleq Shëmbërdhenji”.

 

 

 

3- Baba Xhaferi i teqes së Prishtës

 

Është përpjekur me mish e me shpirt për përhapjen e idesë kombërare duke kontribuar gjallërisht për realizimin e Rilindjes Shqiptare.

 

 

Duke pasur veprat patriotije të Baba Alush Frashërit, ka punuar me energji për të përhapur gjuhën amtare në qarkun e Skraparit dhe me këtë qëllim të shenjtë ka themeluar shkollën e Çorovodës, qëndra e Nënprefekturës së Skraparit, dhe kështu ndërtesën e kësaj shkolle ja ka dhuruar arsimit kombëtar.

 

 

Për qëllimin e sipër treguar, duke çmuar veprimet e tij patriotike, komisioni vendosi të pagëzohet shkolla e Çorovodës, themelues i së cilës ja qënë vetë, me emrin e tij Shkolla “Baba Xhafer Prishta”.

 

 

4-Baba Shaban Prishta

 

Ka qënë një nga apostujt e shqiptarizmës. Duke ndjekur gjurmët patriotike të klerit bektashian në rrethin e Skraparit, që ka qënë çerdhe e patriotizmës shqiptare në kohën e sundimit turk, është përpjekur me enërgji dhe vetmohim për realizimin e Rilindjes Arbënore.

 

 

Pas kohës së konstitucionit osman, ka shkuar vetë me qindra skraparas në mitingun që u mbajt në Përmet për mbrojtjen e shkronjave shqipe dhe ka marë pjesë në kryengritjet kombëtare të vitit 1910-1912 së bashku me parinë e Sevranit dhe me shumë burra të njohur në fushen patriotike, si Mahmud Zaloshnja, Jaçe Gjergjova, Fetah Sevrani, Dervish Iliazi, Hasan Koprëncka, Zejnel Braçi, Abas Postena e të tjerë.

 

 

Në atë kohë, në teqen e Prishtës, ka qënë dervish i Baba Shabanit, Baba Ali Tomorri i teqesë së Kulmakut, i cili dëshmon për veprimet patriotike të këtij atdhetari të shquar.

 

 

Komisioni i Beratit si shenjë mirë njohje të përpjekjeve kombëtare vendosi pagëzimin e shkollës së Prishtës me emrin e tij: Shkolla” Baba Shaban Prishta”.

 

 

 

6- Lace Mustafa Backa

 

Është një nga nacionalistët skraparas dhe ka rënë dëshmor në përojekjet që ka bërë me fuqitë greko- epiriote, që kishin pushtuar Beratin për disa ditë.

 

 

Në vitin 1914, ky trim skraparas ka luftuar heroikisht me fuqitë greko- epiriote me dhjetë shokë e vet trima të rrethit të Skraparir, në vëndin e quajtur Qafa e Martës në rajonin e Komunës së Potomit, dhe kështu mundi të thyeji burrnisht fuqitë greko- epiriote, duke shpëtuar në këtë mënyrë Skraparin nga pushtimi i i këtyre fuqive.

 

 

Në këtë përpjekje Lace Mustafaj ra dëshmor dhe kështu sakrifikoi jetën për të mbrojtur nderin e atdheut.

 

 

Në përpjekjen e përgjakshme të Qafës së Martës, duke u thyer tmerrësisht fuqitë greko- epiriote është vrarë dhe një oficer grek me një shumicë ushtarësh të tij.

 

 

Komisioni i Beratit vendosi pagëzimin e shkollës së Leshnjes me emrin e këtij dëshmori të atdheut: shkolla “Lace Mustafa Backa”.

 

 

12 – Turhan Rehovica

 

Ka qënë një nga nacionalistët e Skraparit dhe, duke pjesë në lëvizjet kombëtare, me veteranët e tjerë skraparas, është përpjekur për realizimin e mvetëhtësisë shqiptare.

 

 

Në vitin 1915, ka marshuar së bashku me çetat patriotike skraparase mbi Beratin kundër fuqive rebele dhe kështu ka kontribuar në ringritjen e flamirit të Gjergj Kastriotit, duke mposhtur bajrakun e rebelëve që kishin okupuar Beratin dhe vuset e tjera të Shqipërisë me forca ikegale.

 

 

Komisioni i Beratit vendosi pagëzimin e shkollës së katundir Malind me emrin, shkolla “Turhan Rehovica”.

 

 

 

Burime:

A Q SH Fondi 170 viti 1937, dosja 46, fq 21, 21-22,, 22,22-23, 26.

Gazeta Zyrtare v 1937

V Haklaj” Veteranët e Pavarësisë” v 2018  

 

 

Nxori nga Arkivi i Shtetit, Gjergji Qafoku