Njeriu që i dha atdheut gjymën e trupit të tij

Njeriu që i dha atdheut gjymën e trupit të tij

 

 

Elmaz Teme, i njohur si Bilbili nga Dukaj i Tepelenës, mbetet një nga figurat e rralla të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, i lidhur ngushtë me sakrificën dhe përkushtimin ndaj atdheut.

 

 

Gjatë betejës së Qafës së Gjarpërit, ai u plagos rëndë dhe u konsiderua i humbur në luftë. I gjetur rastësisht nga banorët e Ujanikut, u shpëtua falë kujdesit të familjes së Laskë Musabelliut dhe të bashkëshortes së tij, Fatimesë, të cilët për javë të tëra i qëndruan te koka dhe rikthyen në jetë.

Laska dhe Fatimeja e bënë si birin e tyre, miqësi dhe lidhje që vazhdon edhe sot në brezat e rinj.

 

Pas Ujanikut, Elmas Teme u trajtua në spitalin partizan të Çepanit, një nga qendrat e improvizuara mjekësore të kohës së luftës., nën kujsesin e mjekut italian, Doktor Dalesio, i cili, i   për shkak të infeksionit të rëndë, u detyruan t’i presë krahun e djathtë në kushte të vështira kirurgjikale. Megjithëse, një ndërhyrje e rëndë, ai e përballoi me qëndrueshmëri të jashtëzakonshme, duke u bërë simbol i forcës dhe durimit njerëzor.

 

Pas luftës, Elmaz Teme kreu studimet e larta për ekonomi politike në Bashkimin Sovjetik dhe mbajti detyra të rëndësishme në disa rrethe të vendit.

 

Rastësisht apo me dëshirën e tij, ai në vitet ’60 të shekullit të kaluar, erdhi në Skrapar, në një vend që kishte shumë kujtime, në funksionin e sekretarit të parë të Partisë.

 

Elmaz Teme u dallua për karakterin e tij të fortë, ndershmërinë dhe qëndrimin e palëkundur ndaj detyrës. Ai nuk harroi kurrë ata që i shpëtuan jetën, duke ruajtur lidhje mirënjohjeje dhe respekti gjatë gjithë jetës.

 

Pavarësisht plagës së rëndë fizike, ai mbeti aktiv dhe i përkushtuar në jetën shtetërore dhe shoqërore.

 

Në një segment kohor të shkurtër të jetës së tij, u keqkuptua dhe u trajtua jo mirë nga partia në pushtet së cilës i kishte shërbyer dhe nga autoritetet vendore të Tepelenës. Megjithatë, falë ndeshmërisë, përkushtimit dhe karakterit të tij të forte, ai e kaloi këtë situatë.

 

U nda nga jeta më 3 dhjetor 1993, duke lënë pas një jetë të tërë të lidhur me luftën, sakrificën dhe shërbimin ndaj atdheut. Në kujtesën historike, Elmaz Teme mbetet një “dëshmor i gjallë” i lirisë shqiptare.