Në mbrojtje të emrit, veprës dhe amanetit të Dervish Iliaz Qafokut, Nderi i Kombit

Në mbrojtje të emrit, veprës dhe amanetit të Dervish Iliaz Qafokut, Nderi i Kombit

 

 

Familjarë, të afërm dhe bashkëfshatarë të Dervish Iliaz Qafokut, Nderi i Kombit janë duke mbledhur firma për një peticion drejtuar:

 

 

Kryegjyshit Botëror Baba Edmond Ibrahimaj

 

Kryetarit të Bashkisë Skrapar z Adriatik Mema

 

Kryetarit të Bashkisë Poliçan z Adriatk Zotka

 

Deputetëve me origjinë nga Skrapari:

 

Enriketa Alushani Jaho, Hysen Buzali, Zeni Ismaili dhe Besart Xhaferri

 

gjithë besimtarëve Bektashi dhe Opinionit Publik për një trajtim më njerëzor, më institucional, më religjioz të figurës së Dervish Iljaz Qafokut, Nderi i Kombit, Qytetar Nderi i Skraparit dhe Qarkut Berat, i dekoruar si pak kush nga tre sisteme: Mbretëria, sistemi Socialist dhe ai i Demokracisë së sotme.

 

 

Ka një dashakeqësi të qëllimtë dhe një sulm të orkestruar për të zbehur dhe minimizuar figurën e dhe veprën e tij:

 

  1. Teqeja që ai ka ndërtuar që në vitin 1916 në Kulmak, quhet Teqeja e Kulmakut dhe jo teqeja e Dervish Iljazit, siç i ka thirrur dhe i thërret gjithë populli i krahinave rreth Tomorrit

 

  1. Një këngë folklorike popullore, e krijuar që në gjallje të tij, deformohet qëllimisht dhe krijon dyshime për të gjithë veprimtarinë e tij fetare dhe bamirëse.

 

Ndërsa kënga është:

 

Ike nga rehati,

Erdhe në Kumak,

 

 

Këndohet:

 

     Ike nga Berati,

     Erdhe në Skrapar…

 

 

Duke hedhur dyshime sikur Dervish Iliaz Qafoku e ka origjinën nga Berati(!)

 

 

Por kulmi mbi përdhosjen e e kësaj figure të ndritur shumëdimensionale, është rasti i këtyre ditëve të fundit, thonë hartuesit e Peticionit,

 

kur lokalit privat të një prej shërbestarëve të Kryegjyshatës, gjyshit botëror për Beratin, Përmetin dhe Skraparin, Zalo Qato, të ndërtuar në Zonë të Mbrojtur, i vihet emri “Dervish Iljazi”, pa marrë mendimin e familjarëve,

 

pa marrë parasysh amanetin e tij të lënë me shkrim në gurin e shtëpisë në Vërzhezhe: “Zoti i bekoftë këtë shtëpi bukëdhënëse”,

 

pa marrë parasysh rregullin e tarikatit bektashi që në pelegrinazh shërbehet me lugë e jo me mish të pjekur dhe aq më keq me pije alkoolike, ahengje e dolli.

 

 

Iniciuesit e Peticionit kërkojnë:

 

 

1. Heqjen urgjentisht të tabelës: Lokali “Dervish Iliazi”.

 

 

2. Heqjen nga qarkullimi dhe mos publikimi i këngëve me tekste të deformuara

 

 

3. Shkarkimin e gjyshit botëror për Beratin, Përmetin e Skraparin, Zalo Qato

 

4-Shkarkimin e sekretarit të Teqesë së Dervish Iliaz Qafokut dhe këshillit të Teqesë

 

5-Kontroll i plotë financiar, për një periudhë 10- vjeçare të teqesë së Dervish Iljazit

 

6- Emërimi nga Kryegjyshi i një kujdestari provizor deri sa të vendoset një klerik.

 

7-Thirrje IKMT, Bashkive Skrapar e Poliçan për prishjen e lokalit brënda teritorit të Teqesë

 

8- Vendosja e emrit të kompleksit të Teqesë në emrin: Në Dervish Iliaz

 

 

Ky është hapi i parë i sensibilizimit dhe presim reagimin e Kryegjyshatës, bashkisë dhe çdo institucioni tjetër që ka lidhje me problemin që ngrihet, thonë në fund hartuesit e Peticionit, të cilët kanë filluar edhe mbledhjen e firmave.