Një emër me të cilin nis historia e shëndetësisë në Skrapar

Një emër me të cilin nis historia e shëndetësisë në Skrapar

 

 Në Skrapar nuk ka patur mjekë, farmacistë, dentistë, mamai dhe infermierë, privat apo shtetërorë, deri në fillim të vitit 1925.

 

Mjeku i parë në rrethin tonë i emëruar më 5 maj 1925 me vendim të Ministrisë së Brendshme, ka qenë doktor Halit Kamberi.

Sipas profesor Fejzi Hoxhës në librin e tij “Njoftime historike të zhvillimit të mjekësisë shqiptare”, faqe 204, dr. Halit Kamberi ka lindur në lagjen Palorto të Gjirokastrës më 1886. Mbas mbarimit të arsimit të mesëm, është dërguar për të vazhduar studimet e larta në Fakultetin e Mjekësisë të Stambollit në Turqi, dhe e ka mbaruar atë në vitin 2010.

 

Punën si mjek internist e nisi në Vlorë, më pas u emërua, në Tepelenë dhe më pas akoma, u caktua i pari mjek qeveritar në Skraparin e asaj kohe, në një terren të panjohur dhe tepër të izoluar;.  

Në vitin 1925, nëpërmjet tij krijohet e para korrespondencë mjeksore me Drejtorinë e Përgjithshme të Shëndetësisë në Tiranë. Statistika e këtij viti, që i është dërguar kësaj drejtorie e firmosur prej tij, tregon se në ambulancën qeveritare të Çorovodës janë vizituar gjithëej: 321 të sëmurë, prej së cilëve 45 me sëmundjen e malarjes, 3 me sifiliz, 8 me tuberkuloz dhe 265 me sëmundje të ndryshme.

 

 

Ka administruar 2 kg kininë që qeveria e kohës i kishte vënë në dispozicion të tij për mjekimin e të sëmurëve malarikë të rrethit, si dhe ka aplikuar 1500 vaksinime për lijën.

 

Në vitin 1926, sipas dokumente ve arkovore, të vizituar dhe mjekuar në ambulancën e mjekut qeveritar të Skraparit, Halit Kaberi, kanë qenë: 136 të sëmurë gjithësej, prejt të cilëve, 20 me malarje, 10 me sifiliz, 1 me tuberkuloz dhe 105 me sëmundje të ndryshme. Janë bërë 2000 vaksinime kundra lijës, nga lijëshënues i veçantë, por nën drejtimin e mjekut, si dhe janë vënë në dispozicion të mjekut 2 kg kininë për malarikët.

Sipas buletineve mjekësore del se ai në Skrapar ka punuar tre vjet rreshte. Më 15.9.1927, transferohet në krahinën e Mallakastrës. Ai punoi këtu deri sa vdiq në moshë të re, 48-vjeçare, në vitin 1934.

 

Mbas kësaj periudhe Skrapari mbeti pa mjek për dy vjet me radhë, deri sa u dërgua një tjetër mjek, edhe ky gjirokastrit. Sidoqoftë dr. Halit Kamberi ishte “dallandyshja” e parë, që hodhi themelet e mjekësisë së vërtetë shkencore në rrethin tonë.

Me emrin e tij nis një hisitori…

 

 

 Sipas librit “Shënetësia në Skrapar” të autorit Nevruz Gërxhani