Mos iu dorëzoni shkronjës “V”!
Shënim i ditës
Ilmi Qazimi
Në vendin tonë të bukur ka tridhjet e dy vjet që në jetën politike sundon mashtrimi e gënjeshtra dhe në jetën juridike vetëm shkronja “V”. Vjedhje, vrasje, viktimë, vdekje, varrime…votime – këto janë fjalët që zënë vendin më të madh në fjalorin gazetaresk dhe në të folurën e përditshme. Këto janë edhe fjalët që mbulojnë dosjet e krimeve…sepse drejtësia është varrosur.
Mirëpo krimi ka jo vetëm emër, por ka shtytës, ekzekutues, fsheshës, (jo)ndëshkues.Tek ne, si kudo në vendet ku sundon kapitali, ka kohë që udhëheq instinkti se për të ardhur në pushtet duhet të vrasësh. Dhe para se të vrasësh të pëllasësh për të bërë ndryshime që gjoja i do populli!? Dhe kur bërtet me dy gishta lart si shkronja “V”, duhet të jesh i shoqëruar nga banda ku midis tyre të ketë patjetër vrasës.
O të dashur bashkatdhetarë, le të ruhemi nga këta njerëz që të vrasin dhe e fshehin vrasësin , duke qarë viktimën! Një person që nuk ka firmosur kurrë në bordero për t’u paguar për një punë, para se të ngjitë shkallët e karrjerës si presidenti; një individ kallp që është koptuar si njeri i zgjedhur për” punë të mira”, dhe që vetëm gënjen e fle gjumë si L. Basha (që tani e theu qafën, por dëmin e ka bërë); një njeri që ka lindur për të qenë egërsirë i kombit dhe vendit si S. Berisha, – këta janë pikërisht frymëzuesit e sterrimit të jetës sonë me anë të shkronjës “V”.
Më në fund fare ka kusuret e veta edhe kryetari i qeverisë aktuale, i cili po punon dhe nuk po krijon asnjë premisë për t’u anatemuar me funksionet e shkronjës “V”, se është i kujdesshëm…!?Dhe aktualisht vendit tonë, i duhet ky i fundit dhe urgjentisht i duhen flakur tej tre të parët.
Le t’i qërojmë nga politika ata tre që të vijnë tre të tjerë. Këtë e bën vetëm masa e gjerë e banorëve që nuk kanë frikë. Vota është njëra lloj arme, por nuk është aspak kryesorja. Duhet të bindemi se këtyre tre individëve u ka ikur koha dhe duhet t’i heqim nga ato poste vetëm ne e jo Amerika apo Europa, të cilat bëjnë sehir dhe fërkojnë duart, përplasin këmbët e mprehin dhëmbët.