ANALIZA/Pse themi shpesh: “ishim më mirë në atë kohë”!?…

ANALIZA/Pse themi shpesh: “ishim më mirë në atë kohë”!?…

Tomorr Shasho                 

Shpesh, sidomos tani që janë rritur çmimet, përmendet koha e kaluar, që ishim më mirë atëhere se sa tani për ekonominë, pastërinë dhe vlerat e ushqimeve, por më tepër për gjërat e tjera që tani kanë lulëzuar, kriminaliteti, korrupsioni, vjedhja, prostitucioni e shumë fenomene të tjera negative, kanë filluar të diskutohen tema se, kur ishim më mirë; para, apo pas viteve 1990?

 

Sigurisht, mendimet  janë të ndryshme.  Por, dihet, se asgjë nuk është absolute.  Çdo kohë ka vlerësimin e saj.  Ne në Shqipëri  shpesh herë  diskutojmë për  tri kohë.  Kohën e mbretërisë, kohën e  komunizmit,  meqënëse kjo nuk u arrit kurrë, jo vetëm tek ne, por mbarë shteteve të lindjes ku u vendos ai regjim edhe në vet Bashkimin Sovjetik, si dhe  kohën e tanishme të demokracisë.

 

Nga shkrimet, filmimet dhe tregimet e prindërve tanë, koha me e zymtë ka qënë koha e mbretërisë.  Ishte kohë mesjetare.  Madje edhe  ata që kanë lindur në vitet 1940-1945, e mbajnë mend shumë mirë se si jetonte populli ynë edhe disa vite pas çlirimit si trashgimni e kohës së mbretërisë.

 

Së pari, dhe kjo është e padiskutueshme se, populli ynë ishte 95 %  analfabet. Arsimi ishte pothuaj në nivel  zero.  Arsimoheshin jashtë  fëmijët e  të pasurve. Rrallë  gjendej ndonjë bijë fshatari të shkollohej. Për kulturë jetese nuk bëhej fjalë, duke kaluar nga Jugu në veri. Mund të kemi pak ndryshime në qytete.  Nuk e di të ketë patur ndonjë teatër. Ka patur kinema në Tiranë e Korçë. Sëmundjet  si malarja, turbekulozi  shuanin jetë njerëzish në mosha të ndryshme. Për transport automobilistik nuk bëhej fjalë.  Deri vonë,  vitet 1945-1955 mjeti për të shkuar nga fshati në qytet ishin kafshët dhe në zonat fushore karrocat me kuaj.  Të hipje në autobuset e rrallë ishte luks e kujtohej për shumë kohë si mburrje.

 

A mund të mohohet se në Myzeqe  shtëpitë ishin  të mbuluara me kashtë, pa tavane, pa shtresë dërrase, por direkt në tokë.  A mund të mohohet se shtresa kryesore ishte  rrogozi dhe një velencë?  A mund të mohohet  se  nuk bëhej fjalë për  orendi shtëpiake ,si  dollapë rrobash,krevate e tavolina, karrike, dollap ushqimesh, pjata ?  A mund të mohohej  se  nuk njihej këpuca ,por opingat prej lçkurë lope?  Jetonin si në përralla vetëm bejlerët.

 

Po edhe fshatarësia  e malësisë ishte po në të njejtën gjendje. Më mirë se Migjeni nuk flasim dot. Por nuk mohohet se edhe Zogu punoi dhe  bëri një shtet  të mirëfilltë, për të cilin flitet se ishte merita e vetme.

Koha e  “komunizmit”  filloi me entuziazëm.  Në radhë të parë filloi arsimimi i popullsisë. U hapën shkolla fillore, 7-vjecare, të mësme e deri  në institutet e universiteti. Nuk mohohet se lulëzoi  zhvillimi i kulturës: kinematë, teatrot, opera,  estradat, cirku, bibliotekat  e deri në vatrat e shtepitë e kulturës në fshatra.  Thënia: ‘Sa më shumë bukë, sa më shumë kulturë” ishte në qëndër të vemëndjes.

 

Ndryshoi  mënyra e jetesës brenda shtëpive. Dalngadalë  u zhdukën shtëpitë me kashtë, u zhduk kandili, hynë  orjenditë shtëpiake. Dualën kuadro nga radhët  e popullit të thjeshtë. U zhvillua sporti në të gjitha llojet e tij, u zhvillua si industria e bujqësia, pa harruar  shëndetësinë. Në bujqësi u bënë  investime kolosale. Një ekonomist, i cili kishte punuar në Komisionin e Planit të Shteti për disa vite pohonte  se investimet në bujqësi  në përiudhën komuniste ishin të pa imagjenueshme dhe nuk janë për tu arritur më kurrë. Respekti midis njerëzve ishte në lartësinë e duhur. Në malësi u  harrua hakmarrja… Emancipimi i gruas nuk mund të mohohet, ashtusi nuk mohohet dot elektrifikimi i  gjithë vendit.

 

Por s’mund të lëmë pa përmëndur dhe gabimet trashanike ,sic ishte lufta e klasave,e cila u shtri deri tek stërgjyshi.  U dënuan shpirtërisht dhe fizikisht  fëmijët e klasës së përmbysur ,të cilët ishin fare të pafajshëm për sa kishin bërë baballarët e njerëzit e tyre. Kohët e fundit, sidomos pas viteve 1970, kjo luftë u bë epiqëndra e të gjithë propagandës. Filluan të gërrmojnë për njëri-tjetrin  edhe për stërgjyshrit. Gërrmuesi vetëm lavdëronte veten e tij për të zën vend nëpër komitete.  Shpifjet e trillimet  vetëm zmadhoheshin. Mediokrit po drejtonin kudo.Tufzimi qe vdekja e ngadaltë e fshatarsisë .Ishte një direktivë më e keqe se lufta e klasave.

 

S’ mohojmë dot se  fjala  korrupsion nuk njihej. Madje janë larguar nga partia edhe pse  shitsi dilte dificit, apo ishe ngatërruar me një 500 lekeshe. Janë dënuar me burgim.  Bëhej problem po të këpusje një veshuk rrush…

 

Nuk njihej papunësia. Po t’mos shkoje në punë quheshe  parazit i shoqërisë. Ushtria ishte e detyrueshme dhe e konsoliduar. Shëndetësia falas.  Doktori nuk të shikonte nga duart, por punonte që të kishte një opinion të mirë.  Pushteti vëndor shkoi sa më afër popullit.  Fshati me të vertet kishtë vshtirësi  në punë, por nuk i mungonte  as shkolla, as dyqanet, as ambulancat ku punonin doktorë e infermierç, sidomos këta të fundit ishin në ç’do fshat.  Kishte bursa shteti, 1/2 bursë si dhe të rralla bursë me pagesë të plotë.

 

Por nuk duhet të mohojmë se edhe hatërlleqet  egzistonin edhe pse në forma të stërholluara. Kohët e fundit, në vitet 1980, doli dhe teoria se në socializëm nuk ka barazi. Kishin filluar privilegjet ndaj kuadrove deri edhe tek  drut  e zjarrit, ndaj dhe  ndryshimet demokratike u pritën me  entuziazëm nga pjesa më e madhe popullit.

 

Duhet ta pranojmë pa as më të voglin dyshim,se lëvizja e studentëve  ishte tërmeti mbi 10 ballë që tronditi shoqërinë shqiptare. Edhe pse  në vëndet e lindjes ndryshimet po ndodhnin, ne, në fakt,  ende besonim në thënien se, zjarri nuk bie në shtëpinë tonë edhe pse  tufani ishte  i pandalshëm. Marrja e pushtetit nga Partia Demokratike dhe aleatët e saj, ngjalli shumë shpresa.

 

Populli filloi të shikoi botën. Fëmijët tanë ikën jashtë.  Edhe pse kryenin  punët nga më të vështirat, filluan të ngrenë mirëqënien. Rezultatet e para  ishin ndërtimi i shtëpive, ndërtimi i pallateve, i cili po zgjidhte një nga plagët më të mëdha nga koha e  komunizmit, strehimi.  Jetesa  e qytetarëve po ndryshonte me orendi më moderne. Po shkonim drejt  qytetërmit  të vendeve  perndimore. Kjo ishte një fitore e cila nuk mohohet…

 

Po pse sot,  sipas një studimi , 44%  e popullit pëlqejnë  kohën e komunizmit ? Pse zhgënjimi ndaj demokracisë filloi qysh në hapat e para?

 

Së pari sepse  togfjalëshi “Lufta e klasave ” nuk u zhduk ,ashtusi u premtua,por edhe sot pas 30 vjetësh “demokraci” është thelluar. Edhe sot  dëgjon c’do ditë :  i biri i komunistit, ka punuar në organet e atij regjimi , ashtu si  u thonin dikur bijëve të ballistëve. Filloi të mohohet një nga periudhat më të lavdishmet e popullit tonë, LANÇ. Filluan të prishen  simbolet e kësaj lufte, si lapidarët, e deri tek shkatërrimi i vorrezave të dëshmorëve duke ua nxier eshtrat  nga varri. Para pak ditësh në një emision televiziv një  trashgimtar i ish-familjes së përsekutuar  foli me mllefin më të madh për krimet e  Komunizmit   dhe të Enver Hoxhës,por kur iu drejtua pyetja, që të fliste edhe për krimet e dajos apo xhaxhait  gjat LANÇ si drejtues i një  çete Balli, u struk e nuk foli .

 

Filluan të  shkatërrohen veprat industriale, të cilat sollën rritjen e papunsisë. U asfiksuan  po thuaj 100 %  mekanzimi i bujqësisë, dëmtimi i  veprave ujitëse.  Fshati  u kthye në kohën e  mesjetës ku punohej me parmëndë. Teoria se bota jeton më shumë se  70% në qytete beri që fshati të braktiset. U eleminuan  shkollat e ambulancat, ikën mjekët e infermierët, dhe u arrit që edhe një gjilpërë ta bëjë një veteriner i mbetur aty nga mos pasja mundësi e largimt.  Edhe sot fshati është më i mjerueshëm, ndaj shpesh herë dëgjon se ishim më mirë në kohën e komunizmit.

 

U fut fryma liberale, duke mbrojtur teorinë se kam të drejtën time, dhe ra  autoriteti i  kuadrit pedagogjik në shkolla. Në këtë drejtim shërbeu dhe  qendrimi i vet mësuesve. Arritën sa mësuesi të shkoi i dehur në klasë. Nxënësit largohen nga shkolla duke lënë orën e mësimit në mënyrë masive. U shkatërruan  shkollat  e sidomos baza materjale.  Në shkollat e fshatrave  vrehet një mjerim i bazës materjale  mësimore. Ka mundësi që fjalën laborator ta dinë  teorikisht,por konkretisht nuk e kanë prekur. Ka nje nivel të ulët përvetsimi të njohurive. Skandal, kur një student , sipas thënies së tij, i gjuhë -letersisë nuk dinte se ç’ishte De Rada.  Shumë fëmijë në shkolla nuk dinë se cila është dita e pavarsisë  dhe e çlirimit!…

 

Fenomenet  e  vjedhjeve, vrasjeve, prostitucionit, rrëbimi i femrave  dhe fëmijëve për qellime fitimi, tronditi  shoqërinë tonë, e cila edhe në kohën e mbretërisë dhe atë të komunizmit nuk i kishin menduar kurrë.  Shkatërrimi i veprave kulturore, një nga  asetet më të mira të komunizmit u zhdukën  deri edhe Kinostudion ku prodhoheshin filmat….

 

Atëherë, cila kohë  është më e mirë?  Në cilën kohë kemi jetuar më mirë?  Asgjë nuk është e prerë.  Secili e vlerëson sipas interesave te veta.  Ish -trashgimtaret e të pasurve në kohën e mbretit, duanë mbretërinë, sepse u kujtohen sarajet e tyre. Por nuk thone kurrë se prindërit e tyre e përbuznin këtë popull, sa kur do përmëndnin fjalën “fshatar” i vinin përpara fjalën “me nder”.

 

Duke u nisur nga fenomenet , të cilat nuk ekzistonin në kohën e komunizmit si: droga, prostitucioni,  kriminaliteti, rrembimi i femrave dhe fëmijëve , rrëmbimi i pronës apo vrasjet për t’i rrëmbyer pronën, dallimi i theksuar midis politikanëve dhe zyrtareve, degjenerimi në korrupsion i drejtësisë, ende shvillimi i luftës së klasave, bënë që  44% ,por ndoshta edhe më shumë, duan  kohën e komunizmit. Kjo, më e cilësuar në fshat.

 

Ajo pjesë e shoqërisë, duke filluar nga  politikan, qeveritarë, biznezmenë, të cilët pasurohen në kurriz të popullit, duanë demokracinë…

Përgjigja e pyetjes se në cilën periudhë historike kemi jetuar më mirë, nuk merr dot përgjigje të plotë. Secili e vlerëson sipas interesave të tij.