Këlcyrë, 1921/Teqeja e Prishtës nxjerr gazetën “Reforma”
Këlqyrë – Fletorja “Posta e Korçës” lajmon se në Këlqyrë, ka nisë te botohet nji e përkohshme, me emen, “Reforma”.
Kjo e përkohshme asht’ organ i Klerit bektashian. Del dy herë në muej e drejtohet prej z. Varf Ali Prishtës.
Mas landet qi paraqet Nr. I. thotë e përmenduna fletore, ka për program t’udhëheqë e të drejtojë besnikët e Bektashizmës n’udhë të përparimit.
(Hylli i Dritë,s dhjetor 1921, nr. VIII, viti II, f. 372)