Si gjë, është e vogël, modeste, por si akt është i madh!

Si gjë, është e vogël, modeste, por si akt është i madh!

Në një njoftim të ditës së sotme të Bashkisë Skrapar thuhet:

Nga dita e sotme, banorët e fshatit Munushtir do të kenë një stacion autobusi në hyrje të fshatit. Ishte një kërkesë e banorëve të këtij fshati, së cilës biznesmeni Fatmir Merkaj, një njeri me lidhje të ngushtë shpirtërore me të, iu përgjigj me shumë dashamirësi.

 

Ky stacion, i vendosur buzë rrugës nacionale, do të jetë një pikë referuese ndalimi për banorët, udhëtarët dhe drejtuesit e mjeteve që shërbejnë për transportin e tyre.

 

Në dukje kjo është diçka modeste, por me shumë kuptim, në raportet që Bashkia ka vendosur tashmë me biznesin – mbyllet njoftimi i Bashkisë.

 

“Orakujt e Tomorrit” shtojnë:

 

“Po sikur të gjithë biznesmentë të kishin një shpirt të tillë të ndjeshëm dhe të sponsorizonin vepra të tilla si Fatmiri, me qindra punë të bukura, vepra arti, libra nuk do të flinin nëpër sirtarë?!…

Besojmë se Fatmiri ndihet mirë, a nuk do të ndiheshin kështu edhe këta të tjerët që do të vepronin si ai!?…