Fatos Muçaj: Pse jemi kaq pesimist dhe themi që ne nuk jemi për t’u bërë kurrë?!…

Fatos Muçaj: Pse jemi kaq pesimist dhe themi që ne nuk jemi për t’u bërë kurrë?!…

Një analizë e e thekshme dhe e dhimbshme e një  ekonomisti të njohur

 

 Fatos Muçaj

Në vazhdim të analizave të mia, këtë të sotmen po e bëj në kuadër të  Konferencës Kombëtare të Anti-korrupsionit që u zhvillua nga data 13-15 qershor 2022, por edhe të narrativës së përditshme politike se gjoja po luftohet korrupsioni.

 

Pse u mbajt kjo konferencë, kur, sipas Qeveriut të madh, nuk ka korrupsion?

Për show apo për p**dhë?

Unë mendoj për të dyja…

 

 

E dini kuptimin e fjalës korrupsion?

 

Ju a them edhe unë:

Korrupsion nënkupton çdo shkelje të detyrës së personave zyrtarë, individ ose përgjegjës, në institucione shtetërore, në subjektet juridike, shtetërore a private dhe çdo veprimtari e iniciatorëve apo përfituesve të kësaj sjelljeje, e drejtuar si përgjigje ndaj një shpërblimi që drejtpërdrejt ose indirekt është premtuar, ofruar, dhënë, kërkuar, pranuar apo është pritur për t’u marrë për veten apo për një person tjetër.

 

Korrupsioni paraqet shpërdorimin e pushtetit, të cilën e posedon një zyrtar i lartë apo i ulët, qoftë në administratën shtetërore apo private, në një vend pune ose pozicion të hierarkisë sociale dhe ekonomike, për përvetësimin të paligjshëm të pasurisë, për veten, për Shefin e tij apo për një person tjetër.

 

Korrupsionin është si keqpërdorim të kompetencave publike, pushtetit politik dhe ekonomik, për të përvetësuar në mënyrë ilegale, të pa skrupullt, përfitime materiale ose jo materiale, për vete, për Shefin e tij apo për një person tjetër.

 

 

Llojet e korrupsionit janë:

 

Korrupsioni politik.

Shpenzimet jo ligjore.

Financimi nga burimet e dyshimta.

Abuzimi i resursve dhe pasurisë shtetërore.

Kërkesa për kontribute nga qytetarët.

Pasurimi personal.

Ofrimi i mjeteve financiare nga jashtë.

Detyrimi i sektorit privat për të kryer pagesa.

 

 

Korrupsion i vogël

 

Abuzimi i përditshëm i fuqisë së besuar nga zyrtarët publikë të nivelit të ulët dhe të mesëm në ndërveprime me qytetarët e zakonshëm, të cilët shpesh përpiqen të hyjnë në mallra ose shërbime bazë në vende si spitalet, shkollat, departamentet e policisë dhe agjencitë e tjera.

 

A ka korrupsion të vogël tek ne? Jooooooo… ç’ne. Ëndërra në diell. Ja fus kot unë!…

 

Korrupsion i madh

 

Veprime të kryera në një nivel të lartë të qeverisë që shtrembërojnë politikat ose funksionimin qëndror të shtetit, duke u dhënë mundësi udhëheqësve të përfitojnë në kurriz të së mirës publike.

 

 

A ka korrupsion të madh tek ne? Jooooooo… ç’ne. Ëndërra në diell. Ja fus kot unë!…

 

 

Larje parash

 

Procesi i fshehjes së origjinës, pronësisë ose destinimit të parave të fituara në mënyrë të paligjshme ose të pandershme duke e fshehur atë brenda aktiviteteve të ligjshme ekonomike.

 

A ka larje parash tek ne? Jooooooo ç’ne. Ëndërra në diell. Ja fus kot unë!…

Në lavatriçe e di unë se bëhet.

 

 

Ryshfet

 

Ofrimi, premtimi, dhënia, pranimi ose kërkimi i një avantazhi si nxitje për një veprim që është ilegal, joetik ose një shkelje e besimit. Avantazhi apo shpërblimet mund të marrin formën e dhuratave, kredive, tarifave, shpërblimeve ose përfitimeve të tjera (taksat, shërbimet, donacionet, etj.).

 

A ka ryshfet tek ne? Jooooooo…ç’ne! Ëndërra në diell.  Ja fus kot unë!…

 

Fillon që nga ryshfeti që i japim rojes në spital, për t’u futur në pavion tek pacienti.

 

 

Tregues të paraqitjes së korrupsionit si dukuri negative në zhvillimin ekonomik të shoqërisë janë:

 

Mosfunksionimi normal dhe ligjor i sistemit Policor, Gjyqësor, Mediatik dhe Prokurorisë

Burokracia tradicionale.

Të ardhurat e ulëta.

Kontrolli i pamjaftueshëm institucional.

Rregullat ligjore jotransparente.

Rritja e ndërhyrjes të shtetit në ekonomi.

Ndryshimet e sistemeve qeverisëse në vend.

 

 

Korrupsioni si fenomen, pa dyshim se është shumë i dëmshëm për shoqërinë. Kjo vjen nga fakti se individë apo grupe të ndryshme, interesat personale i vënë mbi interesat e përgjithshme, që është në kundërshtim të plot me ligjin.

 

 

Korrupsioni ndikon në:

 

Humbjen e besimit për ekzistimin e drejtësisë ligjore,

Humbjen e besimit publik ndaj shtetit, duke e rrezikuar stabilitetin politik,

Zgjerimin e mentalitetit korruptues, në të gjithë sektorët, edhe te qytetarët, pasi që qytetari arsyetohet se, përderisa korruptojnë udhëheqësit publik pse të mos korruptoj edhe ai.

Drejtpërsëdrejti ndikon në rritjen e mosbesimit në sistemin demokratik.

Bënë rritjen e dallimeve mes të pasurve dhe të varfërve.

Dukshëm zvogëlon investimet e huaja etj.

 

 

Sipas raporteve të KLSH-së (Kontrollit të Lartë të Shtetit). Po, po të KLSH-së

 

Lexojini edhe vetë po dëshiruat, futuni ne internet tek KLSH-ja për kulturë, po merrni masa, mos ju “zgurdullohen” sytë dhe u ikën “fiqiri” se iu bie të fikët!…Kujdes….. aman…se ka filluar edhe vapa.

 

I lexuat tek KLSH-ja, shifrat marramendëse të dëmeve ekonomike dhe disiplinës financiare?

Kush i ka shkaktuar dëmet në shifra shumë të larta? (Në shifra janë më poshtë)

 

Pa përjashtim, të gjitha Institucionet Shtetërore, Qëndrore dhe Lokale, në Jug, në Veri, në Lindje dhe në Perëndim.

 

Tek faqja e KLSH-se janë me emëra konkretë dhe me shumat e dëmit të shkaktuar.

 

Shuma totale e dëmit ekonomik (pa disiplinën financiare) për 14 vjet (2008-2021) është: 233,302,201,000 lekë (Të reeeeejjjjaaaaa!), ose me kursin e USD këto ditë  janë  2,046,510,535 USD.

 

Sa shkolla të reja, kopështe të reja, rrugë të reja, investime të reja apo ku di unë ndërtoheshin me këto paraaaaaa?

Plot, plot, pa fund.

 

Një kosto ndërtimi mesatare/m2 shkolle, po e zë rreth 40,000 lekë dhe për një shkollë afërsisht 3 kate me sip ndërtimi 5,000 m2 sipas llogaritjeve ndërtohen afërsisht 1,100 shkolla.

 

Mesatarisht për çdo vit i bie të ishin ndërtuar 78 shkolla!…

 

Ne sot jemi katandisur: S’ka klasa, s’ka shkolla, me turne, shumë nxenës në klasë, pa ngrohje, kuje e zezë.

 

Për periudhën 2016-2021

Shkelje të disiplinës financiare me ndikim negativ në të ardhura janë në shumën 313,570,000,000 lekë.

Shkelje të disiplinës financiare me ndikim negativ në shpenzime janë në shumën 293,938,000,000 lekë.

Totali në lekë  607,508,000,000 lekë (Të reeeeejjjjaaaaa!).

Ose në USD të dyja bashkë janë  5,329,017,544 USD.

 

 

E thënë shqip:

Janë të barabarta me një sipërfaqe ndërtimi për banim prej 16,148,538 m2 ose të barabarta me 189,982 hyrje apartamenti me një sipërfaqe prej 85 m2.

E shikoni sa shumë?

 

E thënë akoma më shqip:

Bashkë me dëmin ekonomik dhe disiplinën financiare, janë të barabarta me një sipërfaqe ndërtimi për banim prej 22,350,085 m2 ose të barabarta me 262,942 hyrje apartamenti me një sipërfaqe prej 85 m2.

Me këto shifra të frikshme, miq të nderuar dhe respektuar, ndërtohej nga e para Tirana dhe strehoheshin 262,942 familje me nga 4 banorë mesatarisht për familje, pra 1,051,768 banorë.

 

Sa banorë ka Tirana sipas statistikave të Lali Erit?

 

Besoj rreth 1 milion banorë e pak më shumë.

Ja pra korrupsioni i bërë, marshallaaaaaa, marshallaaaaa!…

 

Të keqen e buzëve, gjoksit dhe fundshpinës, o Korrupsion!…

Hapu dhѐѐѐѐ, hapu dhѐѐѐѐ, kur thonë plakat dhe përpiji të gjithë monstrat e korrupsionit.

 

 

Kush e konfirmon korrupsionin?

 

Sipas Raportit të Transparency International dhe bazuar te tabela e përpunuar nga ALTAX (sipas raporteve vjetore), Indeksi i perceptimit të korrupsionit në Shqipëri është rritur nga 27 pikë (vendi 84 nga 180 vende në 1999) në 35 pikë (vendi 110 nga 180 vende në 2021).

 

Departamenti Amerikan i Shtetit në raportin e 2021 për Shqipërinë thotë se vendi ynë ka korrupsion të përhapur në të gjithë Shtetin.

 

Kujë e zezë. Hapuuuu dhѐѐѐѐ…

 

Ku e di Transparency International dhe DASH-i për korrupsionin në Shqipëri?

 

T’ja kenë futur kot këta zotërinjtë?

Doni më për “Belulin” (korrupsionin)?!…

 

 

Çfarë tregon kjo?

 

Tregon se korrupsioni ka rritje galopante gjatë gjithë kësaj periudhe kohore. Vetë indeksi është një tregues i përbërë që përfshin të dhëna mbi perceptimin e korrupsionit në fusha të tilla si ryshfeti i zyrtarëve publikë, ryshfetet në prokurimet publike, përvetësimi i fondeve shtetërore dhe efektiviteti i dobët i përpjekjeve dhe luftës të Qeverisë dhe Agjensive ligjzbatuese, kundër korrupsionit.

 

 

Miqt e mi!

 

Shqipëria

Gëlon,

Rënkon,

Gjëmon,

Vuan,

Nga korrupsioni.

Shqipëria, noton në korrupsion.

Korrupsioni nuk është një zbulim i ri.

Ai nuk ka mbirë dhe nuk mbin nga hiçi.

Mos vallë e solli Skënderbeu nga Turqia kur u kthye në Krujë në vitet 1,400 e ca?

Ku i dihet.

Duhet pyetur historianët dhe sidomos ata krutanë.

Jo, Joooo.

Nuk ma ha buza kulaçin.

Ka qënë i ndershëm Gjergji, i pakorruptueshëm.

E gjeti këtu midish nesh korrupsionin.

 

 

Korrupsionin e mbjellim vet ne njërëzit, jo bota e kafshve, populli i varfër, klasa e ulët, klasa e mesme, klasa e lartë, e mbjell klasa politike, e mbjellin vet drejtuesit e shtetit dhe punonjësit e administrates shtetërore, qëndrore dhe lokale, madje edhe në sektorin privat.

 

E kemi nga mëngjesi, në drekë, në darkë madje edhe natën, në tokë, në det (në varka e jahte) dhe në qiell (brënda nëpër avione), nga e hëna në të dielë, 24 orë non stop.

 

 

Çfarë duhet bërë?

 

Zoti thotë:

 

Përpiquni vet, o njerëz, Unë aty jam gjithmonë për mbështetje!…

 

Po keq nuk janë edhe vargjet e Nolit (të shtuara nga unë):

 

Ngrehuni dhe bjeruni,

korrini dhe zhdukini,

këta hajdutë, e të pa ngopur,

vjedhjet e tyre nuk kanë të sosur,

Çohuni, katundar e punëtorë,personale

që nga Shkodra gjer në Vlorë!

 

Tiranë, 26.06.2020, Ora 00:30.

 

 

P.S.

 

Se desh harrova raportin tim me botën për rreth, që është edhe deviza ime shpirtërore:

 

Ju dua fort

Jo më shumë se veten, se iu gënjej!

Tung(jatjeta)!