Liqeni i Dushkut, ndër mrekullitë turistike më të veçanta që ka Gramshi

Liqeni i Dushkut, ndër mrekullitë turistike më të veçanta që ka Gramshi

 Liqeni i Dushkut ose siç njihet ndryshe Liqeni i Zambakëve ndodhet në afërsi të fshatit Lenie, në lartësinë 1105 metra mbi nivelin e detit.

 

Ky liqen është nga më interesantët në zonën e Gramshit. Liqeni i Dushkut përfaqëson një liqen akullnajor me gjatësi rreth 800 metra dhe gjerësi 400 metra. Ka botë të gjallë të pasur, në të cilën dallohen sidomos zambakët e mëdhenj të ujit që njihen ndryshe si simboli i jetës, pasionit, dashurisë dhe pastërtisë.

Gjenden edhe lloje të ndryshme peshqish të cilët japin një shfaqje të mrekullueshme teksa shfaqen dhe zhduken përsëri pas zambakëve gjatë stinëve të ndryshme.

 

Këtij liqeni i japin pamje akoma dhe më të bukur pishat të cilat gjenden në një sipërfaqe rreth 12 hektarë duke formuar një ekosistem tepër interesant liqenor e pyjor.

 

Ka vlera shkencore gjeologjike, gjeomorfologjike, hidrologjike e biologjike, didaktike, kulturore, ekologjike dhe turistike.

 

Jo vetëm periudha e pranverës dhe e verës, por edhe periudha e dimrit janë të përshtatshme për të vizituar këtë mrekulli natyrore. (Z. Tosku)