Fadil Nasufi: Një vizitë në Shengen, por më parë, çfarë është Shengeni?!

Fadil Nasufi: Një vizitë në Shengen, por më parë, çfarë është Shengeni?!

Fadil Naufi, deputet

Gjatë dy ditëve të qëndrimit në Luxemburg bëra një vizitë në qytetin e vogël t Shengenit i nxitur nga kurioziteti dhe nga motivi që kemi marrë si shqiptarë, kur në Shqipëri filluan të aplikohen “Vizat Shengen”, një mundësi e lëvizjes së lirë në Europë, që Shqipëria e kufjve të 1913-ës e realizoi, por jo Kosova.

 

Quhet “Marrëveshja e Shengenit” sepse është realizuar dhe firmosur në qytetin e Shengenit, në Luksemburg në vitin 1985 mes 26 vendeve evropiane.

 

Zona Shengen filloi si lëvizje pa kontroll kufitar me 26 mars 1995 me 5 shtetet e para nënshkruese si bashkëthemeluese, Luxembourg, Francë, Gjermani, Belgjikë dhe Hollandë, të cilave iu bashkua Portugalia dhe Spanja

 

 

Në vitin 1997 kësaj marrëvshjeje iu bashkuan edhe Italia me Austrinë. Me traktatin e Amsterdamit me 1999 marrëveshja u bë e zbatueshme për të gjitha vendet e BE dhe harta e lëvizjes pa viza në Zonën Shengen që sot është bërë e pranishme pothuajse në gjithë Evropën, por jo për Kosovën që ngelet një aspiratë.

 

Në qytetin e Shengeni ky moment është përjetësuar me simbolikat përkatëse dhe me një muzeum kushtuar kësaj ngjarjeje!