Rama iu drejtohet bizneseve: Filloni prodhimin e energjisë diellore, do t’iu lehtësojmë investimin
Kryeministri Edi Rama u bëri apel bizneseve që të nisin prodhimin e energjisë diellore për të rikuperuar humbjet dhe shpenzimet e larta pas rritjes së energjisë elektrike.
Rama u shpreh se është koha për t’i rënë lapsit të gjithë për të prodhuar energji dhe kjo të pranohet nga shteti si investim.
“Dëshiroj të theksoj nevojën që të nxisim kalimin e konsumit energjetik dhe biznesi mund ta paraprijë. Me burim energjinë diellore. Është koha për t’i rënë lapsit të gjithë që investimet për të prodhuar energji në fabrikë të pranohen nga shteti si investime që duhet të përkthehen në shkëmbim energjie në rrjet. Nuk e ka shpikur Akoma bota formulën për të future në rrjet energjinë diellore.
Çdo investim që bëhet në një vend si Shqipëria për të prodhuar konsumin e energjisë vetë nga dielli është fitimprurës dhe ul ndjeshëm kostot e energjisë për biznesin. Ne jemi krejtësisht të hapur të konsiderojmë instrumente për t’i bërë këto investime. Nuk dëshiroj të hedhim ide të pakoadura por i mirëpresim idetë nga ju dhe kushdo tjetër si mund të lehtësojmë investimin”, tha Rama.