“Antologji Poetike”,  një libër jete nga Vetëtim Bejko

“Antologji Poetike”,  një libër jete nga Vetëtim Bejko

“Miqtë e mi! Më lindi një fëmijë në pleqëri dhe sapo e mora në duart e mia”. Kështu shkruan në statusin e tij të FB, poeti dhe shkrimtari Vetëtim Bejko.

 

E ka fjalën për veprën e tij më të fundit  “Antologji Poetike”,që ka dalë kto ditë nga shtypi dhe që gjendet në librarinë” Adrion”, tek Pallati i Kulturës në Tiranë.

 

“Me këtë rast, shkruan autori, një falënderim dhe mirënjohje e trefishtë i shkon personalitetit të shquar të Kulturës e Artit tonë, Zotit Iiliaz Bobaj, i cili është niciatori që sugjeroi për një libër të tillë, si redaktor i këtij vëllimi dhe hartues i parathënies. Gjithashtu falënderoj zotin Roland Lushi, si botues i Shtëpisë Botuese “Ada” për kujdesin dhe paraqitjen estetike të librit”.

 

Ky libër përmban 250 poezi të botuara në vite, por tashmë, të përzgjedhura. Ka poezi të botuara dhe të pabotuara; është rezultat i një pune dhjetravjeçare këmbëngulëse prej peshkopi.

 

 

Kush është Vetëtim Bejko

 

 

Vetëtim Bejko u lind në Sevran të Përmetit. Ka kryer studimet e larta për Gjuhë-Letërsi në Universitetin e Tiranës.

 

Ka punuar mësues në Skrapar, Përmet, Durrës.

 

Kashkruar e botuar poezi e prozë, ëshhtrë marrë edhe me mbledhjen epasurisë gjuhësore dhe folklorike të popullit.

 

Për poezitë e tij në vitin 1979 është dënuar nga gjykata dhe u orvatën ta ndalonin të shkruante.

 

Jeton në pension në Tiranë.

 

 

Ka botuar këta libra:

 

O mëngjeset tona – poezi, 1979

Bisedë me vargjet – poezi 2001

Një jetë në shërbim të Atdheut – 2001

Në labirintet e jetës – 2002

Desha të çmallem me ty – 2003

O kohë, mos vrapo – 2005

Mos ma verboni Diellin – 2007

Kur mamuthët jetojnë – 2008

Miti i ëndrrave – 2009