Elham Pasha, njeriu i fjalës së zgjedhur: mësues, shkrimtar, publicist dhe poet

Elham Pasha, njeriu i fjalës së zgjedhur: mësues, shkrimtar, publicist dhe poet

Myzalien Hoxha

 

Elham Sinan Pasha u lind më 1949 në Vokopolë, Berat. Ka perfunduar shkollën pedagogjike, Berat, dhe më vonë, Universitetin “Aleksandêr Xhuvani ”, Elbasan, dega Gjuhë – Letërsi. Në vitet 1970 ka perfunduar një kualifikim për letërsi dhe gazetari në Durrës të Ministrisë së Arsimit dhe Kulturës. Në vitin 1999 ka përfunduar në Athinë, Greqi, një kualifikim 3 mujor, për gazetari sociale e komunitare. Ka punuar mësues në ciklin fillor dhe 8-vjeçar. Ka qënë drejtor i shkollës 9-vjecare “Ferid Vokopola” në Vokopolë.

Veç profesionit si mësues, Elhami është një njeri i apasionuar pas letërsisë, artit dhe gazetarisë, duke krijuar një identitet të vetin të spikatur dhe të dallueshëm në këtë fushë. E gjithë krijimtaria e tij në disa zhanre nuk ka kaluar pa vëmendje në rrethet tona intektuale. Ajo është vlerësuar dhe klasifikuar si një krijimtari e e jetës shqiptare, e realitetit, e traditës dhe e kohës, me të mirat dhe problematikat e saj.

 

Profili i Elhamit është shumëdimensional: Ai ëshëtë mësues, shkrimtar, poet dhe publicist i mendimit dhe i gjuhës së derdhur si materje estetike, me tingull dhe strukturë ritmike të krijimit letrar.

 

Le ta njohim atë në të gjitha këto dimensione:

 

Elham Pasha, mësues

Elham Pasha, si mësues dhe drejtues shkolle ka një histori të suksesshme në mësimdhënie dhe drejtim, pasi mësuesia për të ishte mision i shenjtë.

Fëmijët e djeshëm, burra dhe gra të sotëm dhe të nesërm vokopolarë, që jetojnë dhe punojnë gjithkund në Shqipëri dhe botë e mbajnë mënd mësues Elham Pasha, për përpjekjet e tij e të mësuarit të dijeve nga fëmijët dhe e kujtojnë si edukator të dashur dhe të përgjegjëshëm për jetën e tyre.

Kjo është e vërtetë, pasi jeta e mirë është ajo që frymëzohet nga dashuria dhe drejtohet nga dija.

Profili i tij i mësuesisë ishte i ndërtuar prej edukatës njerëzore  dhe aftësisë profesionale, që kanë siguruar një edukim të vazhdueshëm të fëmijëve në Vokopolë. Ai i përshtatej mirë kërkesës së mësimdhënies nga njëra anë dhe mësimnxënies nga ana tjetër.

Mësues entuziast me aftësi të natyrshme, për të vlerësuar dhe frymëzuar drejt dijeve fëmijët. Ai zotëronte një kuptim të thellë të zbatimit të disiplinës mësimore. Me aftësi të pakrahësueshme në përgatitjen dhe dhënien e programit mësimor të përditësuar, në përputhje me rregullat e sistemit arsimor. Mbikëqyrte me kujdes sjelljen e nxënësve gjatë orës së mësimit, duke siguruar një mjedis të përshtatshëm të përvetësimit të dijeve.

 

Elham Pasha, shkrimtar

 

Të shkruarit është një art dhe një zanat që duhet të zhvillohet përmes leximit dhe studimit të përhershëm me sytë e mëndjes dhe veshët e zëmrës të librit dhe përvojës së jetës. Shkrimtarët e shquar të kësaj Shqipërie mëmë, që e kanë zotëruar këtë “zeje” dhe emrat e të cilëve na janë përcjellë me kalimin e kohës dhe na kanë dhuruar krijimtarinë e tyre sublime, romane, poezi, novela, tregime dhe ese,  duke na kodifikuar filozofitë e tyre të të shkruarit, strategjitë dhe zakonet e tyre të të shkruarit.

Një ndër ta, që spikat me krijimtarinë e tij letrare, të gjerë në disa lloje të letërsisë, është dhe Elham Pasha, shkrimtar, poet, publicist dhe gazetar.

Ai ka hulumtuar atë që ja vlen të shkruhet, dhe ka shkruar atë që ja vlen dhe të lexohet.

Letërsia e Elham Pashës është sa prozaike dhe poetike. Ajo është një bashkësi idesh dhe kumtesh, që shpërfaqin imazhet e sendërtimit të figurave të mbartura me koncepte filozofike dhe morale. Kjo letërsi kundërohet me kënaqësi si shprehje përjetimesh me vlera estetike, nga frymëzimi më shumë racional se sa emocional, ku tharmi letrar të bënë tërheqës drejt saj.

 

Repertori i pasur letrar i tij ka të botuar 10 libra, monografik, poezi, novela dhe tregime. Titujt e librave janë :

Monografitë – “Vokpola, nga Arbëria në ditët tona ”, “Nën harqet e Urës…”, “Dodoveci, toka e njerëzve të mirë ”, “ Të zgjedhurit e vegjël  ”, “Nepërka e çmëndur ”, novela – “Stacion trëndafilash ”, poema – “Legjenda e Bogovës ”, poezi – “Emrin tim nuk e shes”,  e tjera.

Është redaktor dhe korektor i mbi 20 librave të autorve të  ndyeshëm.

Letërsia e tij është vëndi ku imagjinata gjen idenë, që i përcillet besimit dhe veprimit, ku ato gjejnë  vizionin që i jep kuptim dinjitetit dhe gëzimit të jetës. Një letërsi që stimulon të menduarit filozofik, sociologjik dhe politik progresiv. Çdo arritje e tij e ka zanafillën në këto ide iluministe.

Eseja e Elham Pashës pasqyron një mëndje të gjallë, të vetëdijshme, rigoroze dhe me shumë zell, që është e zënë me përshkrimin e kuptimit të jetës dhe të të jetuarit të saj.

Me artin e të shkruarit Elham Pasha ka përballuar realitetin e përxhitur të përqasur drejt tij. Ai ka shkruar për brengat e tij dhe shoqërisë, dhe guximi i tij ka rilindur.

Ai ka patur lot në jetë dhe i ka kthyer në fjalë të shkruara.

 

Elham Pasha, poet

 

Pathosi i tij letrar del në dritë të diellit dhe shkëlqen në poezi. Është e vërtetë që në kurorë të letërsisë qëndron poezia, sepse është aktiviteti më sublim i mendjes njerëzore.

Poezia e Elham Pashës ka ndjenjë, mendim, përgjegjësi dhe kujtesë, sepse teksti dhe nënteksti i saj janë në barasvlerë. Ajo është metafora e lindjes dhe e nxitjes së mendimit edhe kur heshtë, e larmisë  dhe  e  harmonisë  së ndjenjës edhe kur ndrydhet ajo. Me fjalën poetike të artikuluar qartë ,ai u jep zë dhe tingull epiteteve jetësore të njeriut.

Poezia e tij është ndjenjë që nuk konsumohet, pasi dinjiteti i vargut të poezisë qëndron në arsyen e thellë, emocionin e madh dhe tingullin e ëmbël zënor të fjalës poetike.

Elham Pasha është një poet i mirë sepse zotëron jo vetëm shpirtin e tij, por edhe shpirtin e lexuesit të tij. Ai ka ditur të kompozoj me fjalën letrare tingullin dhe ritmin e “rrëfimit “ poetik.

 

Elham Pasha, gazetar

 

Nëse letërsia është arti për të shkruar diçka që do të lexohet dy herë; gazetaria është ajo që duhet të kapet përnjëherë. Elham Pasha si gazetar i medias së shkruar dhe vizive i mbante njerëzit me atë që po ndodhte.

Elham Pasha ka arritur të na njohë dhe të na kujtojë të gjithëve se sa jetike është detyra e gazetarisë. Ai pranon se, ashtu si arti ndihmon në pasqyrimin e historisë, po ashtu ndihmojnë edhe draftet e shkruara me zell të gazetarisë së mirë.

Kjo punë e tij si gazetar ka qënë sfiduese në klimën aktuale shoqërore dhe politike të vëndit me emocionet e thella të njerëzve dhe besimin e tyre zhgënjyes në të vërtetën e përditshme.

Dashuria e tij për atë që ka bërë si gazetar dhe besimi i saj për të kërkuar gjithmonë të vërtetën dhe drejtësinë, kanë qënë të fuqishme dhe frymëzuese. Ajo me të vërtetë ka qënë mishërimi i së mirës, së drejtës dhe të mrekullueshmes në gazetarinë shqiptare.

Elham Pasha ka punuar gazetar në gazetën “Republika”, “ Orakulli i Tomorrit ” e të tjera.

Reputacioni i tij më i njohur profesional ishte gjatë kohës që ai shërbeu si kryredaktor i TV- Berati.

Një gazetar brilant, i formuar mirë dhe me integritet.

Pasioni i tij për gazetarinë ishte më se frymëzues. Tek ai  kujtohet vërtet rëndësia e madhe që vlerësonte se gazetari vertetë duhet të jetë i lirë për të bërë atë që duhet bërë profesionalisht dhe me ndershmëri e drejtësi.

 

Elham Pasha, publicist

 

Publicistika e Elham Pashës është më shumë në kërkim të së vërtetës dhe lëvizjen drejt saj. Publicistikën i ka me problematikë nga mjedisi i shumanshëm i jetës së njerëzve, dhe është një liri e shpërthimit të gjykimit të përjetimit emocional të tij. Kjo është tërë semantika në të gjithë krijimtarinë e tij, me karakter dhe format eseistik.

Në shumë ese dhe publicistikë të mirëfilltë, Pasha përdor dhe termin trajtesë, që është term sinonimik i eseistikës.

Gjithësesi, të gjitha shkrimet e tij që trajtojnë në mënyrë të përgjithshme e të lirë, dhe jo të gjithanshme e shteruese çështje shoqërore, letrare dhe kulturore janë publicistika e mirëfilltë e tij.

Eseja e shkruar nga Elham Pasha është shprehje e qëndrimit dhe mendimit të tij të lirë në shqyrtimin, analizën, përshkrimin dhe vlerësimin e temave letrare, sociale, politike dhe kulturore.

Shkrimet publicistike janë reagime letrare, kulturore, intelektuale dhe politike, ku ai nuk pajtohet me shpirtin e tij edhe kur bënë kompromis me bashkëkohësit duke i bërë gjykimin vetvetes.

Publicistika e tij shquhet si fryt i përpjekjeve të tij të pashëmbullta për vetëdijesimin e njerëzve ndaj padrejtësive sociale.

Ka botuar mbi dy mijë shkrime publicistike në medja të ndryshme kombtare e lokale Si publicist është dekuruar nga Kuvendi Popullor i Shqiprisë me medaljen “ Naim Frashêri ”. Ka fituar edhe disa çmime të tjera letrare e publicistike nga institucione të kulturës kombëtare dhe ndërkombëtare.

Është antar i Shoqatës Ndërkombate të Gazetarve I. F. J. Bruksel dhe antar i Unionit të Gazetarve të Shqiprisë. Ka qënë kryeredaktor i gazetës lokale “ Mesi i Urave ” Dimal, Berat dhe kryredaktor i Televizionit “ TV- BERATI ”. Aktualisht, drejton gazetën e tij periodike “ Lëkurë gjarpri ”.