Sefer Maksuti (Gjergjova) / Kujtesë për një luftëtar të njohur

Sefer Maksuti (Gjergjova) / Kujtesë për një luftëtar të njohur

Ka njerëz që ikin nga kjo jetë dhe harrohen, por ka njerëz të tjerë që me jetën dhe veprimtarinë e tyre kanë lënë gjurmë të thella që nuk shlyhen dot lehtë.

 

I tillë ka qenë dhe do të mbetet në kujtesën e atyre që e kanë njohur, Sefer Maksuti (Gjergjova).

 

Seferi lindi në Gjergjovë në vitin 1918, në një familje me tradita të njohura mikpritëse dhe atdhetare, që ndikoi në jetën e mëvonshme të tij.

 

E marrin me shërbim të detyrueshëm ushtarak në kohën e Luftës Italo- Greke, ku nuk zgjat shumë, ai, si dhe shumë shqiptarë të tjerë, dezertojnë nga ushtria.

 

Sa vjen që andej në fund të vitit 1943 merr pjesë në disa luftime të çetës territoriale partizane të Sule Lile Koprënckës në luftën e Dusharit, në përpjekjet më armikun në Bregun e e Erës etj.

 

Në fillim të vitit 1944 inkuadrohet në në Batalionin “Riza Cerova”, të formuar në Qafën e Martës. Më pas shkon në Brigadën e 7-të Sulmuese të formuar në Vlushë dhe merr pjesë në të gjitha luftimet e kësaj brigade deri në Jugosllavi, në fillim si zëvendës komandant kompanie dhe më pas si komandant e komisar kompanie.

 

Sa kthehet nga Jugosllavia vazhdon shkollën e oficerëve në Tiranë. Pas mbarimit të saj, në vitin 1946 emërohet kryetar i Degës Ushtarake në Fier; në vitet 1948-1951, drejtor i Drejtorisë të Ndërtimeve Ushtarake në Vlorë.

 

Deri këtu mirë, një karrierë për t’u patur zili. Por siç ndodhte shpesh në atë kohë, diku Seferi kish “shkelur” dhe jeta e tij mori tjetër rrjedhë. Në vitin 1953 lirohet nga ushtria dhe çohet drejtor i Ujërave në Qarkun e Beratit, për të përfunduar familjarisht më pas si kryetar kooperative në fshatin e tij të lindjes, në Gjergjovë. Ai ngeli këtu deri në ditët e fundit të jetës.

 

Si pati borxh askujt, të tjerët i patën borxhe, të paktën për ato që kishte bërë në Luftë dhe në periudhën më të vështirë, atë të pasçlirimit.

 

Megjithatë, ai bëri një jetë të qetë dhe dinjitoze, si njeri i prerë, korrekt, i dashur, me fëmijë që i gëzuan shpirtin me ecurinë e tyre në jetë.

 

Për cilësitë e tij burrërore Sefer Maksuti gëzonte respektin e të gjithë atyre që e njihnin në zonën e Potomit dhe të të gjithë Skraparit, veçanërisht të ish-luftëtarëve dhe veteranëve të Luftës që ia dinin meritat.

 

Për kontributin në Luftë është dekoruar me medaljen e Trimërisë dhe të Kujtimit, si dhe me medalje pune. Me vendim të Këshillit të Komunës Potom i është dhën titulli “Nderi i Komunës”.

 

Ai iku i plotë, si një njeri që e kishte bërë detyrën, ndaj do të ngelet përherë i paharruar.