Ndjeshmëri prekëse: Agron Zerani ngre me shpenzimet e veta një kompleks memorial në kujtim të 11 Dëshmorëve të Fekenit

Ndjeshmëri prekëse: Agron Zerani ngre me shpenzimet e veta një kompleks memorial në kujtim të 11 Dëshmorëve të Fekenit

…Edhe unё, mund tё isha njёri prej tyre…”!

 

Pandeli Bardhi

 

…Kështu shprehet Agron Zerani, i njohur tashmё nё tё gjithё Shqipёrinё si njeriu qё rrezaton me jetën dhe shembullin e tij. Ai ёshtё “Qytetar Nderi” i Bashkisё Devoll. E takojmё Agronin nё afёrsi tё Liqenit tё Farkёs, atje ku ku ai do tё “sjellё” nё jetё, apo do tё “ringjallё” njёmbёdhjetё “Dёshmorёt e Atdheut, qё dhanё jetёn nё krye tё detyrёs mё 6 Shkurt 1981, pra 42 vite mё parё.

 

Agroni, mundohet tё mos e shprehë dhimbjen, por lotёt e “tradhtojnё”. Ai ndjen trishtim pёr shokёt e tij, studentë e pedagogё  qё i pati nё krah pёr tre vite. Tё gjithё studentёt, ishin nё vitin e fundit nё Shkollёn e Bashkuar tё Oficerëve.

Ёshtё vendosur tashmё, qё pёr kёta Shqiponja mali qё u bёnё fli nё moshё tё re, nё çdo pёrvjetor apo ceremoni tё bёhet apeli pёr prezencёn e tyre mes nesh, dhe nga ky rregull, nuk mund tё bёj pёrjashtim as unё.

 

Po i pёrmёnd me emra. Tre pedagogёt, nuk ishin mё shumё se 35 vjeç dhe tetё studentёt, tё gjithё nё moshёn 23-vjeçare:

 

  1. Dushan Shameti, Pedagog, vjeç 29 nga Tepelena

 

  1. Çlirim Pulaj, Pedagog , vjeç 36, Tragjas – Vlorё

 

  1. Nikollaq Bero, Pedagog, vjeç 35 nga Berati

 

  1. Aleko Gjoni, kursant, vjeç 23, Nivicё – Sarandё

 

  1. Besnik Shehu, student, vjeç 23, Picar – Gjirokastёr

 

  1. Bilbil Pashaj,  student, vjeç 23, Kremenar Mallakastёr

 

  1. Ilir Gramatikoi, student, vjeç 23, Tiranё

 

  1. Bujar Ago, student, vjeç 23, Vishje – Tiranё

 

  1. Pullumb Rrapo, student, vjeç 23, Poshnjё – Berat

 

  1. Qemal Lika, student, vjeç 23 Selbё – Tiranё

 

  1. Nexhip Çoba, student, vjeç 23, Kavajё

 

Pёr kёta Dёshmorё tё Atdheut, ёshtё folur e shkruar shumё dhe mё gjatё do tё shkruajmё mё vonё, kur ata t’i shohim tё “gjallё” mes nesh, ku Agron Zerani, do i vendosi pёr t’u prehur nё pёrjetёsi.

Nё mёngjesin e datёs 6 Shkurt 1981, do tё zhvillohej stёrvitja me temё: ”Ngjitja malore me teknika tё alpinizmit nё kushte tё vёshtira terreni dhe moti”. Nga Komanda e Shkollёs dhe Dega e stёrvitjes ishin marё tёrё masat qё stёrvitja tё realizohej sa mё mirё.

 

Ishte ditё dimri me shi e dёborё ku temperaturat e ulёta kalonin shumё gradё nёn zero. Dёbora arrinte afёrsisht 1 metёr e vёnde vёnde edhe 2 metra. Orteku gjigand i shkёputur nga Mali i Mecekut, 1821m i lartё  e pёrfshiu tёrё kolonёn prej afro 500 metra me pjesëmarrjen e 200 studentёve  dhe pedagogёve.

 

Nuk dihej numri i tё vrarёve dhe tё plagosurve, mbasi ishin tё mbuluar nga dёbora. Mes tyre ishte edhe Agron Zerani vetё,  cili mbas shumё kohё nёn dёborё u transportua nё spital. Me tё drejtё ai thotё: “Edhe unё mund tё isha njёri prej tyre…”!

 

Si asnjёherё tjetёr nё tё tilla raste tragjedish, heroizmi dhe sakrificat sublime, ishin kaq pranё. Studentё e pedagogё merrnin mbi kuriz dhe transportonin tё plagosurit…Nё ballё qёndrojnё kuadrot Mark Mici, Petrit Muzaku etj.

 

Sakrificat ishin tё tilla qё askush nuk mund t’i imagjinojё pёrvec atyre qёi panё me sytё e tyre, qё i hoqёn mbi kuriz e nuk pyesnin pёr gjakun qё u rridhte pёr tё shpёtuar shokёt qё ishin mё rёndё.

 

Pёrveç njёmbёdhjetё studentёve dhe tre pedagogёve qё u bёnё fli, u plagosёn edhe mbi 70 tё tjerё, prej tё cilёve disa rёndё.

 

Agron Zerani, intelektuali human e bamirёs, qё aq shumё bamirёsi ka bёrё, ka njё peng tё madh. Ai nuk mundi tё bёnte dicka pёr shokёt e plagosur apo tё bёrё fli nёn dёborё, pёr vetё faktin qё ishte vetё i plagosur dhe i mbetur nёn dёborё dhe mbas disa orёsh e çuan nё spital.

 

Pёrveç trishtimit qё ai sot ndjen pёr shokёt, ka edhe njё gёzim nё vetvehte, ndonёse “i zbehtё”. Ai sot ka pёrmbushur atё qё i thoshte zёmra dyzet e dy vite mё parё, ajo pёr tё ndihmuar shokёt. Atёherё nuk mundi, por sot, ai i mori “nё krah” tё njёmbёdhjetё Shqiponjat, nga Mali i Mecekut nё lartёsinё 1821 m, kolegёt e tij, i zbriti njё nga njё dhe i vendosi pranё Liqenit tё Farkёs.

 

E ndjen kёtё njё detyrim, qё sot mundi ta bёjё realitet dhe gjithçka me shpenzimet e veta, siç ka bёrё edhe blerjen dhe mbjelljen e mё shumё se 2000 pemёve nё çdo cep tё Atdheut.

Sot kёto Shqiponja prehen nё rrёzё tё Liqenit tё Farkёs, tё gatshёm pёr “t’u ngritur” nё çdo kohё e tё bёjnё thirrjen “Gjithmonё Gati nё shёrbim tё Atdheut”! E bёjnё kёtё, me prezencёn e tyre, me heroizmin e tyre, siç edhe dhanё jetёn pёr Atdheun…Me siguri, edhe “tё paudhёt” qё Atdheun e duan vetёm pёr rrёmbyer prej tij, do tё skuqen, nёqoftёse kanё gjak atdhetari.

 

Atje, Dёshmorёt e Atdheut do tё pёrjetёsohen nё njё Pllakё Pёrkujtimore, me njёmbёdhjetё Selvi nё formёn e Shqiponjёs dhe njё gjerdan me ullinj rreth e rreth “Shqiponjёs”, “tё gatёshme” edhe kёto “Shqiponja” tё “fluturojnё” nё qiellin e Atdheut, qё ai gjithmonё tё jetё i kaltёr, por jo i “zi”!

 

Ata, mbeten gjithmonё tё gjallё.  Lavdi tё Pёrjetshme njёmbёdhjetё “Dёshmorёve tё Atdheut”!

 

Bekimin e Zotit tё keni edhe juve Agron Zerani ,qё edhe kjo qё bёni juve, ёshtё ndoshta mё shumё se heroizёm! Juve Agron, keni bёrё realitet proverbin e lashtё shqiptar: “Kush kujtohet, nuk harrohet”…!