Rubrika “Njerëz me botë” e publicistit Luman Caka: Baba Ahmet Prishta, një Hero i pashpallur i gjuhës shqipe

Rubrika “Njerëz me botë” e publicistit Luman Caka: Baba Ahmet Prishta, një Hero i pashpallur i gjuhës shqipe

Luman Caka

 

Historia e ka njohur dhe vlerësuar qëndrimin atdhetar të klerit bektashian në Shqipëri. Tashmë janë të mirënjohur emrat e baballarëve patriotë si Baba Alushi e Baba Abedini, Baba Braho e Baba Meleq Staravecka, Baba Ahmet Turhani, Baba Abdulla Melçani e Baba Hysen Vërlani me të jerë.

 

Në Skrapr Baba Fetahu, Baba Abedini, Baba Meleqi e Baba shabani, Baba Tefik Hasa e të tjerë si këta, mbahen mend dhe respektohen edhe sot, ndonse ka vite shumë që ata kanë rënë në gjumë.

 

 

Por këtu po flasim diçka ma shumë për një baba patriot, vrarë 100 e ca vjet më parë nga agjentët e turqisë. Ky është Baba Ahmet Prishta, miku i shqipes.

 

Teqeja e Prishtës, gjatë Rilindjes sonë Kombëtare, ka qenë një vatër e zajrrtë e lëvizjes patriotike. Kjo është arsyeja që ajo rrënohet një herë nga turku e vite më pas, më 1914, plaçkitet nga andartët grekë.

 

Baba Ahmeti ka ardhur në teqenë e Prishtës pas Baba Xhaferrit. Këtu, si dhe në teqenë e Sukës (Këlcyrë), që varej nga Prishta, ai iu kushtua fuqishëm çështje kombëtare e përhapjes së librit shqip, gjë që ishte shumë e rrezikshme dhe kërkonte kokë atyre viteve, sidomos para shpalljes së Hyrjetit.

 

Nga ana tjetër, spiunët, apo hundëhollët, siç quhej kjo farë e keqe në kohën e Rilindjes sonë Kombëtare, u bënë pengesë e rrezikshme në rrugën e Babait patriot. Bejlerët e Këlcyrës (pjesë e atyre soj bejlerësh që Noli nuk i quante shqiptarë) u bënë ferrë për Baba Ahmetin e Prishtës.

 

Në vitin 1898, qe prishur përfundimisht me farën e keqe të bejlerëve të Këlcyrës, nga njëra anë, dhe me qeveritarët turq, nga ana tjetër. Nën akuza të kurdisura mes bejlerëve dhe zaptuesve turq, i hodhën prangat dhe e dërguan në Janinë e Manastir për ta gjykuar.

 

Mbështetur në gazetën :Drita” dhe sidomos në “Kalendari Kombiar”  të vitit 1903, në rubrikën me titull “Ngjarjet e vitit 1902”, merret vesh qartë pse ndiqej dhe përndiqej patrioti Baba Ahhmet Prishta.

 

Në Janinë e Manastir “u tregua se s’ishte ndonjë faj”.

Për të shpënë në vend nderin e nëpërkëmbur të klerikut, ai shkoi në Stamboll. Por shpresat për drejtësi, aty ku drejtësinë e kishte marrë lumi për çdo shqiptar, ishin qesharake. Bejlerët e Këlcyrës e kishin spiunuar se parhapte gjuhën shqipe.

 

Në shkurt të vitit 1898 e prangosën edhe një herë në Stamboll dhe në prill të po atij viti, e dërgojnë syrgjyn në Tripoli. Gjatë këtyre viteve “gjënë e teqesë së Prishtës e grabitën qeveritarët e Janinës dhe bejlerët e Këlcyrës”.

 

Në qershor të vitit 1898 Baba Ahmeti i shpëton internimit dhe shkon në Egjipt, ku, siç dihet, ka patur një bërthamë patriotësh. Po nuk dihen arsyet pse ai pas ca kohësh gjendet përsëri në Stamboll, ku e zunë për herë të dytë  dhe e “dërguan në Sinop, pranë Detit të Zi.

 

Në maj të vitit 1902 e vranë agjentët turq, me dorën e një bajraktari të bejlerëve tëve të Këlcyrës.

Pas vrasjes së Baba Ahmetit, besimtarët dhe miqtë e tij morën hak dhe vranë beun e Këlcyrës tek rrinte në sarajet e tij.

 

Populli i ka ngritur këtë këngë Baba Ahmetit:

 

Ku do ta bësh matemin sivjet?

Lule, o Baba Ahmet.

-Mu në mes të Prishtës, brenda në teqet.

-Kush troket në portë, dil e merru vesh.

Ky beu i Këlcyrës shpif në hyqymet.

-Ç’kërkon Xhelal beu, u bëftë lanet.

Erdhi harabaja, të shpunë në Përmet,

Xhezanë ta prenë, plot për shtatë vjet.

Jeziti i Këlcyrës, mos gjetët rahmet.

Në syrgjyn të shpunë, të mbytën në det

Taçi nazarit, përmbi dallgë mbret.