Udhëtim nëpër…“Skraparin e Sarandës”!…
Luftar Hasallari
Që në kohët më të lashta lëvizjet demografike të popullatës kanë qënë të shpeshta, si në gjithë botën edhe në Shqipëri apo, më konkretisht, në Skrapar, meqenëse është edhe një zonë malore dhe me pak mundësi për të plotësuar standardet e jetesës.
Skraparllinjtë, si gjithmonë, njerëz që e kanë kërkuar mirëqënien dhe jetesën më të mire, janë berë pjesë e këtyre lëvizjeve të brëndeshme, por edhe më gjërë.
Njihen lëvizjet e herëshme, por edhe të vonëshme më mirë nga një fotografim i situatës aktuale ku në cdo cep të vendit gjen skraparllinj të integruar më së miri në jetën e qyteteve dhe fshatrave të Shqipërisë, duke filluar nga qytetet më afër si Berati, Fieri, Lushnja, por edhe deri në Tiranë, Durrës, Shkodër etj., nuk kishin munguar skraparllinjtë të vendoseshin edhe në skajin më jugor të vëndit, edhe pse nuk ishte aspak e lehtë nga vetë kushtet që impononte regjimi i kohës.
Duke qenë njerëz të përkushtuar ndaj punës dhe detyrës, skraparllinjtë u ingranuan më së shumti në shërbim të Forcave të Armatosura të Republikës dhe duke qënë pjesë e kësaj strukture mbrojtëse të Atdheut ata shërbyen edhe në Sarandën e lakmushme nga gjithkush.
Nga familjet e para skraparase që u vendosën në Sarandë do përmendim familjet, Riza Goga, Qani Hito, Kujtim Mulita, Gezim, Bregu, Estref hysi, Perlat Koprencka, Barjam Ballabani, Skënder Ismaili etj.
Duke arritur deri në vitevt ‘90 ku në saj edhe të zhvillimeve demokratike, lëvizjet ishin edhe më të mëdha, duke përfshirë të gjitha zonat e Skraparit.
Në Sarandë gjetën mbështetjen e duhur dhe krijuan biznese, vendosja e tyre ishte fillimisht në periferi të qytetit si në Metoq, Gjashtë, por edhe në qytet gjithashtu nuk munguan. Dhe sot numërohen rreth 200 familje nga Skrapari në juridiksionin e Bashkisë Sarandë dhe në Ksamil.
Si në Ksamil edhe në Sarandë këto familje janë integruar në mënyrë të shkëlqyer në jetën e përditshme të qytetit, pse jo edhe duke u faktorizuar duke nxjerr në dukje zgjuarsinë, maturinë dhe virtytet më të mira të krahinës tonë të mrekullueshme të Skraparit.
Duke parë këtë kontigjent njerëzish edhe dëshirën e tyre për të qënë sa më afër njer-tjetrit, për të mos harruar zakonet dhe traditat e tyre të mrekullushme, në Sarandë por edhe në Ksamil, nuk janë të pakta bizneset e skraparllinjve që nga lokale shërbimi e prodhimi e deri te hotele dhe resorante luksozë, që e nderojnë emrin dhe traditën tonë të bukur.
Ja disa prej tyre:
Djemtë e Qani Hitos një nga skraparllinjët e parë që është vendosur në Sarandë, ku spikat Arben Hito me hotelin me emër të madh “Iliria”, por edhe Landi Hito me tavernën dhe dyqanin e peshkut me një shërbim të shkëlqyer.
Për të vazhduar të djali i Strorës, Artur Hyska, i vendosur në Sarandë në fillim te viteve ’90, që, me punën e tij, arriti të ngrejë lart emrin e tij dhe të familjes, duke ndërtuar hotelin dhe resorantin më emrin “Strora”. Gjithkush nga ne, që banojmë në Sarandë por edhe shumë vizitorë nga Skrapari, kur kalojnë në rrugën e Butrintit ndihen krenarë për këtë sipërmarrës të guximshëm që nderon emrin e fshatit të tij.
Për të vazhduar më tej, në rrugën ku të bie në sy lokali “Korali” i vëllezërve Kushova nga Spathara, Sajmiri edhe Elidoni, të cilët janë profesionistë në gjuetine e peshkut, janë zhytësa profesionistë. Në lokalin e tyre shërbejnë vetëm peshk të egër, të rrallë kush e provon.
Të flasim për Nardi Kapllanin nga Vërzhezha, i cili ka ardhur më vonë në Sarandë, por që është përshtatur shumë mirë dhe me bizneset e tij ka krijuar emrin e vet.
Apo të flasim për Ksamilin ku prin Albert Sula nga Zaloshnja me një super investim, i cili është kthyer në pikë referimi për pushuesit e shumtë që vijnë në Ksamil. Hotel resorant “Kështjella”, të cilën e ka ndërtuar me duart e veta Berti, është krenaria e jonë në Ksamil dhe jo vetëm.
Në Ksamil të gjithë skraparllinjt ushtrojnë turizmin familjar, gjithsecili prej tyre ka ndërtuar shtepinë për familjen e tyre, por kanë investuar shumë edhe kanë ndërtuar shtëpi të mëdha, të cilat i përdorin për turizëm familjar në shërbim të pushusëve të shumtë në verë.
Në Rrethin e Sarandës, ashtu si në gjith vëndin, ka shumë intelektualë skraparllinj. Të tillë janë Bashkim Goga, ish-ushtarak i lartë; Kujtim Mulita ish-mësues në pension, vëllezerit Përparim edhe Pëllumb Fata, ekonomistë të zotë.
Përparim Fata, kryetar i Shoqatës “Tomorri” të Sarandës
Përparimi për një kohë shumë të gjatë ka shërbyer në si kryefinancier në institucionin më të rëndësishëm të qytetit në hipotekë. Edhe Pëllumbi gjithashtu për një periudhë disavjeçare ka shëbyer si zëvendëskryetar i Komunës së Ksamilit. Të dy vëllezërit gëzojnë respekt nga i gjithë komuniteti.
Lefter Ballabani, një djalë i ardhur nga fshati Çerricë i Tomorricës, inxhinier ndërtimi në profesion. Familja Ballabani ka ardhur në dy kohë në Sarandë, në vitet ‘80 ka ardhur i madhi i vëllezërve, Barjami, i cili u vendos në fshatin Xarë të Sarandës dhe më vonë, mbas viteve ‘90 u bashkua e gjithë familja.
Arben Guri ish-punonjës i Sigurimit të Shtetit ardhur në Sarandë para viteve ’90, pasi u kthye nga emigrimi ,ka një biznes familjar, supermarket, një nga përfaqësuesit më me peshë në komunitetin e skraparllinjëve dhe jo vetëm.
Ashtu siç thamë edhe më lartë, në Sarandë është një komunitet i konsiderushëm dhe përfaqëson shumë fusha dhe profesione, si Blerta Sallaku, Genci Kaci e shumë të tjerë, që e ngrejnë lartë emrin e vendlindjes tonë të përbashkët, Skraparin, por nuk mungojnë edhe ustallaret e këngës si djali i këngëtarit të madh të Strorës, të ndjerit Kadri Hysko, Sokoli, i cili e ka trashguar më së miri zërin melodioz të të atit, apo Sadik Baze nga Kakruka, Haki Pema nga Slatinja, Dashnor Hito nga Blezencka, Dashnor Çuedari nga Therepeli, Alush Beqari nga Spathara, Barjam Gjata nga Leskova e shumë të tjerë.
Përfaqësimi në pushtetin lokal i skraparllinjeve
Në periudhën 2007 – 2011:
Luftar Hasanllari: Anëtar i Këshillit të Bashkisë Sarandë
Sokol Shahinaj: Anëtar i Këshillit të Komunës Ksamil
Në periudhën 2011 – 2015
Luftar Hasanllari: Aneëtar i Këshillit të Bashkise dhe zëvendëskryetar i Këshillit të Bashkisë Sarandë
Venera Guri: Anëtare e Këshillit të Bashkisë Sarandë.
Në periudhën 2015 – 2017
Përparim Fata: Anëtar i Këshillit të Bashkisë Sarandë
Venera Guri: Anëtare i Këshillit të Bashkisë Sarandë
Landi Hito: Anëtar i Këshillit të Bashkisë Sarandë