In Memoriam / Një vit pa Polizoi Shqinën
Pandeli Bardhi
Dje, mё 4 mars, u mbush njё vit qё u nda nga jeta nё Masacutes SHBA, ku ishte pranё djalit tё tij, Bersanit.
Polizoi, lindi nё qytetin e Beratit, nё vitin 1932. Mbas pёrfundimit tё studimeve nё Politeknikumin Mjeksor vazhdoi shkëlqyeshëm Fakultetin e Mjeksisё nё Universitetin e Tiranёs.
Pёr mё shumё se dy vite punoi si ndihmësmjek nё repartet e kufirit tё rrethit tё Kolonjёs. Nё vitin 1958 emёrohet si mjek nё Ishullin e Sazanit, ku dha prova tё mjaftueshme pёr t’u specializuar nё Akademinё Ushtarake Mjekёsore nё Leningrad, sot Shёn Petёrburg tё ish Bashkimit Sovjetik. Aty u specializua nё profesionin e kirurgut.
Nё çdo repart dhe njisi tё ushtrisё ku ponoi, puna e tij u vlerёsua gjithmonё me vlerёsimin më makimal.
Me t’u kthyer nga ish-Bashkimi Sovjetik, emёrohet si mjek kirurg nё qytetin e Beratit, ku shumё shpejt me sjelljen e tij do tё fitonte dashurinё e banorёve tё kёtij qyteti. Prej kёtej, emёrohet nё qytetin e Çorovodёs, ku me iniciativёn e tij pёr herё tё parё u hap salla e kirurgjisё nё kёtё qytet. Brёnda njё kohe shumё tё shkurtёr, do tё prezantohej nё kёtё qytet si Mjek me sjellje shёmbullore dhe njё kirurg duarartё, ku do tё priste e pёrcillte klientё jo vetёm nga qyteti i Beratit, por edhe nga qyteti Lushnjёs, Fierit etj.
Mbas katёr vite punё intensive, nё qytetin e Corovodёs, transferohet si kirurg nё Spitalin e Pёrgjithshёm Ushtarak, ku punoi si ordinator i kirurgjisё pёr 22 vite rresht dhe pedagog i jashtёm nё Fakultetin e Mjeksisё.
Vitet e fundit tё punёs sё tij kreu detyrёn e Drejtuesit tё Spitalit tё Mbrojtjes civile. Gjatё punёs klinike dhe kirurgjikale, ka kryer mbi 54 punime shkencore nё formё studimesh shkencore, nё formё kumtesash e referatesh, studimesh e artikujsh shkencorë ne shtypin mjeksor dhe atё publik.
Polizoi ёshtё dekoruar me urdhra e medalje tё ndryshme .
Doktor Polizoi Shqino, mbante gradёn Doktor i Shencave, tё cilёn e mbrojti me temёn “Ndikimi i rrezatimit jonizues nё shёrrimin e plagёve”.
Edhe mbas daljes nё pension, nё Dekadёn e fundit tё jetёs sё tij, Polizoi Shqina, asnjёherё nuk pushoi pa dhёnё kontributin e ndihmesёn e tij nё fushёn e Mjeksisё, duke u marrё me studime dhe kualifikim nё dietologji, me trajtim dhe ushqime tё disa sёmundjeve dhe jetёgjatёsisё.
Bashkёshortja e tij, Margarita, tregon gjatё pёr punёn e bashkёshortit tё saj:
“Nё fillim thotё ajo, edhe u mёrzita, mbasi Polizoi, edhe banesёn e ngushtё qё kishim, mё shumё e pёrdori si spital se sa banesё. I kishte dalё nami qё Polizoi “nuk prish qejf” dhe tё gjithё dyndnin tek ne, nё shtёpi apo nё spital, aq sa shumё tё rralla ishin ditёt e netёt qё ne, tё mos kishim “vizitorё” hallexhinj pёr problemet shёndetësore.
Asnjёherё Polizoi nuk i ktheu duarbosh, por do t’i ndihmonte deri nё fund, sepse kёshtu, siç shprehej “do tё jem i qetё”! Humanizmi i tij, nuk njihte kufi. Mё vonё edhe unё u mёsova me kёtё gjёndje, ku ai, ditё e natё, priste e pёrcillte pacientё ngado qё vinin. Edhe ata qё kishin probleme shёndetsore qё nuk ishin tё specialitetit tё tij, i adresonte tek kolegёt e vet duke i shoqёruar vetё dhe asnjёherё nuk i kthente pa u dhёnё shpegimet e nevojshme…”!
Kuadrot dhe punonjёsit e Ishullit tё Sazanit, ku ai punoi një farë kohe, ruajnё pёrshtypjet mё tё mira pёr kёtё mjek duarartё, me sjellje shёmbullore.
Doktor Polizoi Shqina ndahet nga jeta nё 4 mars tё vitit 2022 nё SHBA, duke lёnё pas bashkёshorten, dy vajza, Mirelёn dhe Edlirёn dhe djalin, Bersan.
I paharuar do tё mbetet ky mjek shёmbullor pёr kontributin e tij nё shёrbim tё qytetarёve.