Mehdi Frashëri: “Ja pse Prefektura e Apsit (Osumit) është një njësi administrative unike, homogjene, natyrale, ekonomike, etnokulturore, fetare dhe zakonore” 

Mehdi Frashëri: “Ja pse Prefektura e Apsit (Osumit) është një njësi administrative unike, homogjene, natyrale, ekonomike, etnokulturore, fetare dhe zakonore” 

Jo se kishte dëshirë, por se historikisht ishte një zonë unike, ndaj dhe Mehdi Frashëri, gjithë luginën e lumit të Osumit, i quajtur në lashtësi Aps, në studimet e tij për hartën administrative të viteve ’30 të shekullit të kaluar, Vithkuqin, Rroshanjin, Orgockën, Radovickën, Dervishijen e deri  në Berat i vendosi në Prefekturën e Apsit (Osumit).

Kjo zonë aktualisht është e ndarë,  e copëtuar dhe e izoluar nga malet, pa rrugë, pa infrastrukturë. Por s’ka qenë e tillë në kohën e sundimit turk. Në atë kohë ishin ndërtuar ura me harqe, kryevepra të arkitekturës, monumente të kulturës shqiptare në të gjitha trevat që përmenden më sipër.

 

Lufërat dhe koha i zhduku ato dhe asnjë qëveri, që nga ato të Zogut, e Enver Hoxhës dhe ato të viteve ’90 të të ashtuquajtura të  demokracisë, nuk kanë bërë asgjë për t’i rilidhur këto zona që formojnë unitete homogjene natyrale, ekonomike, etnokulturore, fetare, zakonore deri edhe tek dilekti  dhe nën dialektet e njëjtë.

 

Mirë se në kohën e komunizmit, Enver Hoxha Hoxha e la qëllimisht të izoluar këtë zonë, që “greku ta kishte të vështirë për të hyrë në thellësi të vendit” dhe e nominoi atë si zonë “me rëndësi të veçantë strategjike ushtarake” , po tani kush pengon”?

 

I  gjithë ky territor është i vetmi në Shqipëri i pa lidhur me rrugë, ndërkohë që gjetkë hapen tunele pafund për të rilidhur krahina të lidhura e stërlidhura dekada më parë, hapet Rruga e Arbrit ose rrugë të tjera vetëm në shërbim të plazhistëve, mishit të pjekur e byreqeve, pa menduar humbjet e mëdha të ekonomisë shqiptare në këtë hallkë zinxhiri të këputur si dhe popullsisë vendase të këtyre krahinave me shtrirje të madhe!

 

Kushdo që ka lexuar studimin e intelektualit dhe politikanit Mehdi Frashëri, “Mbi organizimin e amdinistratës dhe përdorimin e huas”, botuar në periudhën korrik 1931 – janar 1932, në Tiranë, në gazetën “Vullneti i popullit”, ka vënë re qartë se ndarjen territorjale (administrative) të Prefekturave ai e propozonte sipas rrjedhës së ujërave të vendit.

 

Lexoni më poshtë ndarjen interesante të propozuar prej tij për Prefekturë e Apsit për të mësuar se kush quhej Prefekturë e Apsit dhe Krahinë e Vakëfeve, e cila dikujt i duket një shpikje e çuditshme e ditëve të sotme, duke e shpërfillur në mënyrën më të ulët.

 

Prefektura e Apsit (e Osumit), duhet të përfshijë Kolonjën, Dangëllinë, një pjesë të Leskovikut, krahinën e Vakëfeve, Skraparin dhe gjithë malësitë e Beratit gjer në Dobrenj, me qendër prefekturale Frashërin.

 

 

Ndërsa për prefekturat e tjera rreth Tomorrit, ndarja administrative, sipas tij, duhet të ishte:

 

Prefektura e Gjenisit, duke patur për qendër Korçën, duhet të përfshijë gjithë pellgun e fushës së Korçës, qarkun e Bilishtit, Voskopojën, Oparin, Gorën e Pogradecin gjer te Qafa e Plloçës, Verricën e Tomoricën.

 

Prefektura e Semanit, duke patur për qendër Beratin dhe duke përfshirë Mallakastrën, Fierin, Lushnjën, Sulovën e Gramshit dhe qarkun fushor të Beratit me gjithë pjesën e lartme deri në Dobrenj.