Çorientohen udhëtarët dhe turistët me sinjalistikën rrugore dhe treguesit turistikë në rrugën Berat – Skrapar

Çorientohen udhëtarët dhe turistët me sinjalistikën rrugore dhe treguesit turistikë në rrugën Berat – Skrapar

Ndërsa emërtimi është ndërruar prej dy vjetësh nga “Çorovodë” në “Skrapar”, tabelat janë ato të më shumë se dy viteve më parë, me emërtimin “Çorovodë”

 

 

U bënë “copë” deri sa qytetit të Çorovodës, ia ndërruan emrin, nga “Çorovodë”, në “Skrapar”, një emërtim i diskutueshm, gjithësesi tani i vendosur dhe i vulosur që prej dy vitesh nga Këshilli Bashkiak dhe i çrregjistruar nga Fletorja Zyrtare si “Çorovodë”.

 

Vërtet u bë ndryshime me ligj, me letra dhe në shkresa nuk shkruhet më “Çorovodë, por “Skrapar”, ky ndryshim nuk është bërë ende në sinjalistikën rrugore dhe orientuesit turistikë.

Që nga rrotondot e  Lushnjes e deri në Çorovodë (Skrapar) janë tabelat e vjetra, që ngatërrojnë turistët, pasi në hartat dhe guidat e tyre tashmë e kanë të shkruajtur “Skrapar” dhe jo “Çorovodë”.

 

Ministri i Brendshëm Çuçi, si ministër edhe i pushtetit vendor, por edhe “kujdestari” i zonës, a nuk e shikon se ka shkelje të ligjit që vetë ai e ka miratuar dhe që janë të sektorit që ai mbulon?

 

Po kështu ata që vendosën me ngut dhe që “u bënë copa” për të ndërruar këtë emërtim, ku janë tani, pse “nuk nguten” edhe për ta zbatuar atë vendim që morën vetë?

 

Shteti është shtet, nuk është kooperativë!

Jemi të detyruar të shprehemi kështu, deri sa jemi para një indiference të pashpjegueshme dhe të pajustifikueshme…(Orakujt e Tomorrit)