In Memoriam / Piloti Veiz Kovaçi nga Gjokovica: Një shqiponjë qielli ndërpreu fluturimin!…
Historia e Aviacionit Ushtarak Shqiptar është sa heroike aq edhe e dhimbshme, ku kanë dhënë jetën djem guximtarë në lule të rinisë, njëri prej të cilëve ishte edhe Dëshmori i Atdheut Veiz Kovaçi nga Gjokovica e Skraparit.
Piloti Veiz Kovaçi ka lindur në Gjokovicë në vitin 1949. Pas shkollës fillore në vendlindje, 7-vjeçaren e ka bërë në konviktin e Çorovodës.
Më pas, po në 0orovodë, vazhdon shkollën gjimnazin “ramiz Aranitas” dhe më pas Akademinë e Forcave Ajrore për pilot gjuajtës reaktiv Mig -17 F dhe Mig -19 S.
Kalon me sukses të gjitha kualifikimet deri edhe kualifikimin në Kinë për avionët superzanorë.
Më 1972 emërohet në Regjimentin e Aviacionit Kuçovë si efektiv i Skuadriljes Mig-19S me detyreë komandant ekuipazhi (shoqërues).
Bie më krye të detyrës më 05.08.1974, ndërsa po ngrihej me avion MIG-19, i cili pësoi një defekt të rëndë teknik.
Emri i tij është shënuar në panteonin e nderit të Aviacionit Ushtarak Shqiptar, eshtrat i prehen në varrezat e Dëshmorëve të Atdheut në Çorovodë.
I përjetshëm kujtimi i Veizit, këtij djali trim e guximtar të Skraparit!