“Mysafir në teqenë e Prishtës” / Shënime të udhëtarit britanik Xhozef Suajër

“Mysafir në teqenë e Prishtës” / Shënime të udhëtarit britanik Xhozef Suajër

Teqeja e Prishtës ka qenë një nga teqetë më të përmendura në Shqipëri që në periudhën e Rilindjes sonë Kombëtare, por famën më të madhe ajo e mori më vonë, kur në vitin 1921, u zhvillua Kongresi i Parë Bektashian, i cili krijoi statutin dhe institucionin e parë të organizuar pas kaq shekujve për ardhmërinë e besimit bektashian, Komunitetin Bektashian Shqiptar.

 

Teqeja e Prishtës ka patur gjithmonë dyert hapur për miq dhe udhëtarë. Më poshtë po japim shënimet e udhëtarit Anglez, Xhozef Suajër:

 

 

 …Duke ecur sërish, ne ndoqëm të tatëpjetën e një lugine të thiktë, me një lumë që rridhte nën pemët e mëdha. Pastaj u ngjitëm me mundim në teqenë e Prishtës. Rruga për në teqe kalon në një shteg të veshur, përballë një gremine balte dhe shisti argjilor, kështu duke rrëshqitur hoqëm çizmet, veshëm këpucë të sheshta me pafta hekuri, të cilat nuk na shërbyen dhe shaluam kuajt.

 

Teqeja e Tahir babait me gurë dhe me shumë dritare të thjeshta u ndërtua me vështirësi nga dervishët në vitin 1921. Kuzhina ishte si një shpellë me mahi të nxira nga tymi dhe me një vatër të madhe zjarri, nën një oxhak shumë të madh mbi katër këmbë, me enët prej kallaji dhe fajance (balte) dhe tryeza të pastra.

 

“Teqeja u ndërtua për herë të parë në vitin 1870, por u shkatërrua nga banditët grekë në vitin 1914. Grekët shkatërruan rreth 40 teqe, pa llogaritur tempujt, por tanimë në Shqipëri ekzistojnë më shumë se 50 të tilla.

Të gjithë banorët e krahinës u larguan për në Vlorë, por u kthyen sërish kur erdhën italianët…

 

Prishta ka 10 dervishë, të cilët petendojnë të konvertojnë çdo vit nga zonat afër tyre 500 myslimanë. Teqetë e tyre qëndrojnë përe bukuri  në një degëzim… Larg, më tutje luginës, mund të shihen kullat e malit të Tomorit dhe faltorja e Abaz Aliut.

 

Ndërsa tre dervishë erdhën nga kjo ndërtesë moderne për të na takuar, në mendjen time silleshin mendimet e Omar Khajamit, të Haxhi Babës, madje dhe të Druids.

 

Ata kishin taçe të bardhë me mjekra shumë të gjata (të kuqe e harlisur) dhe mantel me mëngë plotësisht të bardha, qarkuar nga një i kuq i ndezur dhe harka të gjata të zeza si të studentëve.

 

Më pas, ata na përshëndetën, duke shprehur keqadhjen që babai i madh-Kamber Aliu nuk ishte kthyer. Ata na drejtuan neve te personi që kryente detyrën e babait, një burrë i qetë, patriakal, me mjekër të bardhë e të prishur, me butësinë karakteristike të besimit të tij.

 

Ne me të pimë kafe, ndërsa na tregonin rrugën, këputën për ne dhe për vete trëndafila erëmirë. Kudo shiheshin mace të kënaqura si dervishët, të cilave u shkëlqenin qimet…

 

Goditjet e një çange u kujtuan dervishve që të kryenin ritin e muzgut, ndërsa ne intervalet e ndërmjetme. Ata punonin  ose studionin në dhomat e tyre.

 

Dhoma jonë ishte e madhe, me katër dritare, dyshekë, jorganë dhe jastëkë të rehatshëm mbi dysheme; si edhe rafte, tryeza dhe karrige. Pas mezes dhe rakisë së famshme të Prishtës, të cilën e pimë me guxim, u shërbye darka. Fjetëm qetësisht si macet…