79 –vjetori i Betejës së Qafës së Gjarpërit dhe Gurit të Prerë, një prej betejave më të mëdha të Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri

79 –vjetori i Betejës së Qafës së Gjarpërit dhe Gurit të Prerë, një prej betejave më të mëdha të Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri

Ky është lapidari simbol i betejës legjendare të Qafës së Gjarpërit. Sot është mbushen plot 79 vjet që atëhere. Ndërsa dikur kjo ngjarje festohej me madhështi, fatkeqësisht, dje dhe sot nuk u duk askush të çonte një tufë lule(!).

 

Beteja e Qafës së Gjarpërit dhe Gurit të Prerë ka qenë një  nga luftimet më të ashprat të Luftës Antifshiste Nacionalçlirimtare gjatë mësymjes së përgjithshme të qershorit 1944.

 

 

Për këtë betejë  komandanti i Regjimentit të Parë Alpin hitlerian njoftonte eprorët e vet se: “Që prej Harkovit nuk është zhvilluar asnjë luftim analog gjatë natës”

 

 

 

Për kapjen e këtyre dy qafave me rëndësi strategjike që lidhnin krahinën e Oparit me atë të Tomorricë, komanda gjernmane hodhi në operacion mbi 2000 ushtarë nasistë, mbi 45 topa dhe mortaja dhe 300 forca kolaboracioniste.

 

 

Nga forcat partizane në fillim, në luftimet mbrojtëse morën pjesë Brigada IV, V dhe batalioni “Antonio Gramshi të Brigadës së Parë Sulmuese dhe partizanë të batalioneve territorial të Dumresë dhe të Shpatit me mbi 550 luftëtarë, pastaj u futën në betejë tre batalione të Brigadës V Sulmuese (I, III, dhe IV).

 

Në natën e 6  – 7 qershorit forcat partizane kundersulmuan në mënyrë të shpejtë dhe të beftë forcat gjermane. Përleshja zgjati 6 orë, kurse së bashku me veprimet luftarake në tërheqje rreth 10 orë.

 

Armiku, 10 herë më i madh në numur dhe në armatim, u detyrua të ndalet, të ndryshojë drejtim dhe të mos e shkelë dot Tomorricën.

 

Gjatë luftimeve të zhvilluara në Qafën e Gjarpërit dhe në Gurin e Prerë, ranë dëshmorë 30 luftëtarë të Ushtrisë Nacionalçlirimtare, ndërmjet të cilëve, komandanti i Brigadës V Sulmuese, Karadaku (Xheladin beqiri), Hero i Popullit dhe nënkomandanti i partizanëve të Shpatit, Naum Panxhi. Nga forcat gjermane u vranë dhe u plagosën mbi 150 ushtarë.

 

 

Në një nga pëkujtimet e kësaj ngjarjeje dikur