Udhëtim – Guidë nëpër Skrapar: Ura antike e Sharovës

Udhëtim – Guidë nëpër Skrapar: Ura antike e Sharovës

Ndodhet  1. 5 km nga qyteti i Çorovodës, në lagjen e Sharovës. Sot kjo urë lidh dy brigjet e kanioneve dhe është pjesë e Unazës së Qytetit.

 

 

Askush nuk e di, veçse historianëve dhe studiuesve të interesuar, se kjo urë është më e vjetër se sa ajo e Kasabashit.

Ka qenë me harqe një hark të madhh dhe me  harqe të vegjël në të dy anët. E kanë hedhur në erë italianët në kohën e Luftës Italo-Greke.

 

Deri sa të bëhej ura e re aktuale, kanë qenë qemeret dhe muret e këmbëzave të urës me gurë të lidhur me llaç dhe të vendosur në breza paralelë.

 

Sipas studiuesve që kanë ekzaminuar urën në vitet ’70 të shekullit të kaluar, kjo urë i përket përiudhës Romake  ose Mesjetës së Mesme, shekujve të XI – XIV.

 

Pranë urës ngrihet Bregu i Kishës, një vend tërheqës dhe panoramik për syrin e vizitorëve që kalonin aty pari. Në majë të bregut është një shesh me një sipërfaqe 200-250 metra katror me shenja rrënojash, gurë dhe qeramidhe.

Sipas arkeologut Luftim Ylli, i cili në vitet ’70 të shekullit të kaluar ka bërë aty gërmime sipërfaqësore, në këtë vend ka qenë një kishë e periudhës bizantine, por, përsëri sipas tij, po të bëheshin gërmime më të thelluara, ka mundësi të gjenden elementë arkeologjik të një vend ikulti pagan. Pasi në atë kohë këto lloj kodrash me këto lloj formash konike, si një tumë e madhe, frekuentoheshin shumë për lutje e falje.