Naim Zoto: Në Tomorr pas 48 vjetësh
Një foto sot më 10 qershor 2023 dhe një tjetër e shkrepur 48 vjet më parë, 14 mars 1975, me historinë përkatëse:
Një foto e çuditshme e marsit 1975 gjatë një ekskursioni në malin e Tomorit të nxënësve të gjimnazit “Ramiz Aranitasi”.
Askush nuk e di si u bë dhe si u ruajt kjo foto që gjendet në arkivin tim. Më duket se ka qenë data 14 mars 1975, dita kur eshte krijuar Çeta e Parē Partizane e Skraparit dhe ndoshta për këtë do të ngjiteshim në Malin e Shenjtë.
Shumë afër Çukës së Tomorrit na preu udhën një stuhi e befasishme bore. Nëse nuk do ishim kthyer mbrapsht me shpejtësi mund të ishim bërë buste akulli nën këmbët e Kalit të Abas Aliut!
Duke nisur nga fundi në krye, në foto janë:
I pari në të djathtë Agim Rako nga Potomi; ngjitur me të Ekrem Kajo, ndërsa mes tyre Luan Sanxhaku. Në mes të grupit Naim Zoto nga Nikollara dhe Bert Gjineci nga Verzhezha. Djathtas gjendet Yzedin Hebibasi, kapter ose magazinieri i postës ushtarake në Tomorr. Në krye të fotos Myslim Ismaili nga Zaloshnja dhe Ernest Lajthia nga Gjerbësi