Skrapari, krahina me vendin e parë në Shqipëri, me mbi 60 fshatra të regjistruar në hartën arkeologjike, nga 99 që ka gjithej
E thotë arkeologu i njohur prof. dr. Skënder Aliu Skënder
Në territoret e Dasaretisë antike përfshihet edhe krahina e Skraparit, u formua formacioni i parë shtetëror, i cili për afro një shekull me rradhë, zhvilloi një aktivitet të dendur, të shoqëruar me një përqëndrim të madh forcash njerëzore dhe mjete ushtarake të nevojshme, për t’iu kundërvënë Maqedonisë fqinjë.
Gjatë kësaj kohe, u bë i mundur bashkimi i forcave ekonomiko-shoqërore, u përvetësuan format më të përparuara të kohës antike, u ndërtuan kështjella të reja me tipare qytetare dhe u rrit ndjeshëm numri i vendbanimeve fshatare. Eshtë befasuese po të përmendim këtu se vetëm në hartën arkeologjike të Skraparit, janë rregjistruar mbi 60 vendbanime fshatare, që janë diçka më shumë se gjysma e fshatrave që ka aktualisht ky rreth.
Shumica e tyre, janë vendosur pranë tokave të përshatëshme për bujqësi e blegtori, kryesisht në luginën e lumit Osum e me rrallë, në Zonën e Tomoricës, në veri tё Skraparit, krahas vendbanimeve të rrethuara me mure kuadratike, me tipare të mirëfillta qytetare.
Si të tilla vlen të përmendim Kalanë e Prishtës dhe të Bargullasit, që kanë shërbyer jo vetëm si qendra zejtare e tregtare, por edhe si qendra administrative e ushtarake pranë rrugëkalimeve, në pjesën perëndimore të Dasaretisë.
Brenda Rajoneve gjeografike të lartpërmendura, që shtrihen midis lumenjve Osum e Devoll dhe deri në vendin e bashkimit të tyre në Berat, që formonin së bashku Dasaretinë antike, me kryeqendër Pelionin, duhet gjurmuar në të ardhmen për të identifikuar ato kështjella e qytete, emrat e të cilëve i njohim nga historianët antikë greko- romakë, kryesisht të përmendura gjatë luftrave iliro- maqedone, iliro –romake dhe romako-maqedone, në shek. V-I pes.