Festë në Çorrotat – reportazh nga Luftar Hasanllari

Festë në Çorrotat – reportazh nga Luftar Hasanllari

Luftar Hasanllari

 

Para viteve ‘90 në zonën e Tomorricës në Skrapar, apo në zonën e Gramshit dhe Korçës, zonat kufitare me fshatin Çorrotat dhe fshatrat e tjerë të zonës bëheshin disa festa që, pothuaj se të gjithë i mbajmë mënd si, për shembull: Festa e 5 Shtatorit, Festa e Gramshit, Festa e Qafës së  Garpërit, Festa e Zaloshnjes, Festa e Helmësit etj., të cilat kryesisht lidheshin me ditët e çlirimit ose me ngjarje dhe luftra të përgjakshme gjatë LANÇ.

 

 

Një traditë e re feste po lind

 

Ndërsa sot po lind një traditë e re: Janë takimet vjetore të të larguarve në vendlindjet e tyre. Zaloshnja është e para që ka filluar këtë traditë të bukur dhe mbresëlënëse, por edhe shumë fshatra të tjerë.

 

Këtë vit e bëri edhe Çorotati. Bijtë e këtij fshati në ditët e sotme, me një dëshirë te madhe ndërmorën një nismë për t’u admiruar dhe përkrahur nga të gjithë duke i dhënë famë vëndlindjes së tyre, duke inicuar një takim brezash që tanimë, ashtu si e cilësova edhe me lartë, do të jetë e përvitshme dhe do të quhet me plotë të drejtë: Festa e Çorrotatit.

 

 

Gjithëçka nisi nga malli për vëndlindjen, nga dëshira e mirë për të takuar njerëzit e afërm, por edhe bashkëfshatarët, për të thither aromën e freskët të luleve pafund dhe për të shkelur përsëri ato rrugë ku kemi kaluar, ato ara ku kemi punuar dhe për të kujtuar gjithëçka të mirë apo të keqe që kemi kaluar në atë vënd.

 

 

Kisha këmbëngulur shpesh herë, sa herë që më jepej mundësia në takime të drejtpërdrejta, por edhe në rrjetet sociale për një organizim të tillë, për një takim mes mallit dhe gjithçka u arrit falë bashkpunimit me të gjithë nisi ky udhëtim  pandalshëm dhe i përvitshëm me një pjesëmarrje të kënaqëshme si takimi i parë.

 

 

Angazhim maksimal

 

Falë angazhimit të Ajet Hasanllarit, Jashar Paja dhe Rako Paja për njoftimet, por edhe përfshirjen e tyre drejtëpërdrejtë në organizim duke shkuar vete nje javë më parë në fshat për të parë nga afër situatën dhe nevojat që duheshin plotësuar, duke marë përsipër të çonin materialet e nevojshme për ndërtimin e tëndës dhe sistemimin e vëndit ku do të ngrihej tënda, duke marrë masat e nevojshme që gjithçka të shkonte mirë, për këtë qëllim u blenë tavolina dhe karrike plastike, të cilat do të jenë në funksion të kësaj dite çdo vit.

 

 

Por asgjë nuk mund të arrihej pa bashkëpunimin edhe te Bernard Osmanllarit, Sadik Xhallarit, Jetnor Pajës Arjan Pajës, Albert Pajës, Mitat Hasanllarit, pa harruar këtu dy çunat e Fuatit, Algenit dhe Anit, të cilët për një javë nuk kanë vënë gjumë në sy me merakun që të krijonin një ambjent sa më të mirë për bashkëfshatarët që do të vinin.

 

 

Drejt vendlindjes

 

 

11 Qërshor 2023. Mëngjes herët.  Nga Durrësi, Vlora, Berati dhe Gramshi familjet çorrotatase   nisen për në vëndlindje. Interenari i lëvizjes për shumicën ishte nga Durresi në Gramsh dhe pastaj luginës së lumit të Tomorricës, duke kaluar fshatrat Skënderbegas, Ermënj, Vidhan dhe Siman të Gramshit për të mbritur në destinacion.

 

Duke marë parasysh edhe vështirësitë e rrugës ky udhëtim nga Gramshi në Çorrotat që është rrethë 25 km përshkohet për një orë e tridhjet minuta.

 

Mbërritja në fshat, që për një pjesë ishte edhe për herë të pare, ishte emocionale.Shumica e të ardhurve vrapuan në vatanet e tyre, të shikonin shtëpitë, bahçet dhe tokat e tyre. Të tjerët, çunat e fshatit, Bernardi, Jetnori, Sadiku, Mitati po merreshin me sistemimin e tavolinave, ndërsa Alberti, Emiri dhe nipi i tij, Arjan Paja po mereshin me pjekjen e mishrave.

 

Jetnori na mundësoj edhe orkestrën e mrekullueshme pa të cilën kjo festë nuk do kishte këtë bukuri dhe gëzim.

 

 

Të gjithë bashkë, si dikur…

 

Më shumë bukuri dhe rëndësi ishte pjesëmarrja parashikimi ishte pak më i vogël, por fakti tregoi të kundërtën, dhe me zbritjen e vizitorëve të pare, filluan edhe suprizat kur shikoje mosha dhe gjini të ndryshme: nga Qerem Paja, 81 vjeç e deri te më i vogli, Juen Xhallari 2.5 vjeç; për të vazhduar me Syrjanin, Kastriotin, Kujtimin, Agronin, Shpëtimin, Emir Pajën, Trifon Pajë me djalin që vinte nga Greqia; Jasharin, Hekuranin, familjen e Vait Hasanllarit, Luftarin, Ajetin, Sokolin, Pelivanin me familjet, Lefter Muçollarin, Elmazinë me çunat, nuset dhe fëmijët; Edmond Xhallarin, Sokrat Hasanllarin, familjen e Bashkimit që përfaqësohej nga Fidaria me Manen dhe Lartimin dhe fëmijët etyre; familja e Zylfo Pajës, Rakua, Rrema dhe Tiku me gjithë familjet; Bexhet Hasanllari, Gramozi, Barjami, Deljani etj.

 

Festa

 

Për një javë fshatit Çorrotat iu rikthye gjallëria, iu rikthyen bijët e tij, duke arritur kulmin pikërisht në këtë ditë që shpresojmë të jetë e përvitshme.

 

Ditë gëzimi ditë çmallje me vëndlindjen dhe me bashkëfshatarët një ditë që me gjithë kuptimin e saj tanimë mund ta quajmë me plotë gojën Ditë Feste.

 

 

Dhe kjo festë do të vazhdojënë vite, pse jo në breza dhe garanci për këtë janë bijët e këtij fshati, janë familjet e tyre të shëndosha, është edukata dhe kultura me të cilën janë rritur nga paraardhësit e tyre dhe do ta trasmetojnë në breza.

Kënaqësia ishte e madhe në fytyrat e vajzave dhe djemëve që vinin për herë të pare, të rinisë së munguar në Çorrotat dhe jo vetëm, dhe premtimi për të ardhur sërish çdo vit lexohej qartë.

 

 

Duke dashur që t’i falenderoj të gjithë pa përjashtim, duke kërkuar ndjesë edhe për dikë që nuk përmënda, njëkohësishtë edhe për të gjithë ata që nuk ishin këtë vit, por që ishin të pranishëm në komentet pafund në rrjetet sociale duke dhënë siguri që do të jenë vitin tjetër bashkë ne festën e madhe: iu uroj mbarësi shëndet në familjet tuaja!…

 

 

***

 

 

Çorrotati, fshat i vogël në juglindje të Shqipërisë, ndodhet në zonën e Tomorricës në rrethin e Skraparit, është pjesë e Njësisë Administrative Zhepë.

Kufizohet në veri dhe lindje me Gramshin dhe Korçën si dhe me fshatrat fqinjë Gurrazezin, Zhepën, Çerricën, Burranjin, Dobrenjin dhe Simanin e Gramshit.